Prej pak ditësh 20 rrugë të njohura të Londrës janë ndezur në dritat e Krishtlindjeve.
Kryeqyteti britanik i ndezi për herë të parë në të njëjtën kohë dritat e festave të fund-vitit.
Dritat u mundësuan nga një shoqatë biznesi e Londrës, teksa secila rrugë ka varietete të ndryshme llambash.
Shumë dyqane të mëdha nuk i kanë veshur ende dritat festive, por shenjat e para të festave është parë tashmë në Londër.
Në Covent Garden, është vendosur një pemë 17 metra e lartë dhe 30 mijë drita përreth.
Dekorimi i rrugëve ofron pamje shumë ndryshe dhe më të gjallë të Londrës në prag Krishtlindjesh.
Pas gati dy vitesh nga fillimi i pandemisë dhe lehtësimi i kufizimeve të udhëtimit, bizneset shpresojnë se dritat do të ndihmojnë në tërheqjen e më shumë njerëzve në dyqanet e tyre.
Nga ana tjetër britanikët shpresojnë që të kenë më shumë arsye për të festuar.