Ishte 14 vjeç kur u largua nga Klina (Pejë) e Kosovës në vitin 1999 kur forcat serbe kishin nisur të përndiqnin popullsinë shqiptare. Sot ai është kuzhinier i spikatur me një restorant të tijin në Zvicër.

“Serbët vrisnin edhe më të pambrojturit,” – tregon Safeti për rubrikën “Il Venerdi” në La Repubblica, – “Kam parë fëmijë të hidhen në erë nga minat, të cilat i ngjyrosnin me bojëra për t’i bërë të dukeshin si lodra”.

“S’dinim ku të shkonim, por mjaftonte të ishim larg luftës. Na u desh një ditë për të vajtur drejt kufirit me Maqedoninë e Veriut ku ishte ngritur një kamp me rreth 2 milionë refugjatë. Ftohtë, uri… ushqimi ndahej pjesë-pjesë e duhej të përlesheshim si kafshë për t’i marrë”.

Muaj më vonë Safeti dhe familja e tij mbërritën në Itali. Në Romë iu drejtuan një qendre jezuite për refugjatët, e cila u siguroi strehë, ushqim dhe një dorë për të kërkuar azil.

Falë ndihmës nga qendra, Safeti mësoi italisht, ndoqi shkollën e hotelerisë ku u ushqye me pasionin për kuzhinën. Në këtë pikë spikati aq sa sot të ketë një restorant të vetin në Zvicër, teksa jep mësim në akademinë “Gambero Rosso”.