Rusia ndalon fluturimet e linjave ajrore britanike të ulen në aeroport . Mirëpo kufizimet e Rusisë shkojnë përtej atyre të Anglisë, pasi Moska vendosi që asnjë avion britanik të mos kaloj në hapësirën ajrore të saj.

Masa erdhi si një kundërpërgjigje ndaj vendimeve të Anglisë, që Rusia i cilësoi si jomiqësore nga autoritetet e aviacionit të Mbretërisë së Bashkuar.

Të enjten ishte Britania e Madhe që ndaloi linjën ajrore kombëtare ruse “Aeroflot” të ulej në Britani.

Sanksionet e vendosura erdhën pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Sekretari i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace e konsideroi si hakmarrës veprimin e Rusisë.

“Unë mendoj se kjo është hakmarrja e tyre për ne dje që ndaluam “Aeroflot” të zbarkonte në Mbretërinë e Bashkuar”, tha Sekretari Wallace.

British Airways deklaroj se po njoftonte klientët për shërbimet e anuluara dhe se do të ofronte rimbursime të plota.

Aeroflot dhe British AirWays janë të vetmet që kanë fluturuar midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë gjatë javës së kaluar.

Pas goditjes ndaj Aeroflot, klubi i futbollit “Manchester United” ndërpreu marrëveshjen e sponsorizimit me linjën ajrore ruse.

Aeroflot ka qenë transportuesi zyrtar i United që nga viti 2013 dhe marrëveshja e fundit do të zgjaste deri në vitin 2023.