Pavarësisht kushteve të vështira në të cilat stërviten dhe punojnë, por edhe mungesës së stimujve financiarë, sportistët shqiptarë vijojnë të konkurrojnë denjësisht në arenat europiane dhe botërore.

Atletja e njohur shqiptare, Luiza Gega ia doli të ngrejë lart flamurin shqiptar në Lojërat Mesdhetare, në Terragona të Spanjës.

Ajo zhvilloi një garë të shkëlqyer në disiplinën 3000 metra me pengesa, duke u renditur e para dhe duke merituar medaljen e Artë.

Luiza Gega regjistroi kohën më të mirë 9’27”73, duke lënë pas atleten tuniziane Habiba Ghribi, që u rendit rreth 7 sekonda më pas.