Manny Pacquiao tha se ishte “argëtuar” pasi u bë kampioni më i vjetër i kësaj kategorie në histori duke mposhtur kampionin Keith Thurman me një vendim të ndarë në Las Vegas.

40-vjeçari tregoi kush ishte favoriti që në raundin e parë kur rrëzoi në tapet Thurman-in me një të djathtë të rrezikshme.

Kjo ishte humbja e parë për Thurman (29-1), ndërsa Pacquiao siguroi fitoren e 62-të në karrierën e tij (62-7-2).

Pacquiao, i cili prej kohësh është edhe senator në Filipine, nuk dëshiron ta mbyllë me boksin, duke premtuar se do të rikthehet vitin tjetër në ring.