Oversport ju sjell falas Maratonën e Tiranës 2021, për herë të parë e miratuar nga Federata Botërore e Atletikës. Të gjithë mund ta ndjekin këtë aktivitet në rrjetet sociale të Oversport, sikurse edhe në aplikacionin tonë. Transmetimi maratonë do të shoqërohet edhe me intervista dhe mendime specialistësh, në kohë reale.

Kur zhvillohet: Të dielën, 17 tetor 2021, prej orës 09:00.

Kush mund të marrë pjesë: Çdokush që është i moshës mbi 18 vjeç.

Kategoritë dhe shpërblimet:

  • Maratonë (42.195 km) – 1) €5000; 2) €3000; 3) €2000.
  • Gjysmë-maratonë (21.0975 km) – 1) €2000; 2) €1500; 3) €1000.
  • Tirana 10k (10 km) – 1) €800; 2) €600; 3) €500.
  • “We too” për personat me aftësi të kufizuara – 1) €500; 2) €400; 3) €300.
  • “Fun Run” me shkollat e mesme të Tiranës, zhvillohet më 16 tetor.

Itenerarët:

Maratona 42K – Starton në sheshin “Skënderbej” vazhdon përgjatë Bulevardit “Zogu i Parë”, Bulevardin i Ri, kthehet për në qendër, vijon në rrugën e “Durrësit” deri te rrethrrotullimi i “Zogut të Zi” dhe bën kthim 180° për në Rrugën e “Kavajës”, bën kthimin te Poliklinika nr 3, vazhdon më pas rrugën “Ibrahim Rugova” dhe futet në rrugën “Myslym Shyri” të cilën e përshkon deri në takimin e saj me rrugën “Muhamet Gjollesha”. Kthim 180° dhe del prap në Rrugën “Ibrahim Rugova”. Më pas kthehet djathtas në Blv. Gjergj Fishta të cilin e përshkon deri te ura e fundit e  këmbësoreve pranë Gjykatës së Rrethit, kalon në Blv. “Bajram Curri” dhe vazhdon deri te ura e bllokut. Kthehemi djathtas dhe vazhdojmë përgjatë Rrugës “Ibrahim Rugova” deri tek parku i liqenit, të cilin e përshkojmë në një xhiro të plotë rreth tij.

Itinerari vazhdon më pas me Rrugën “Lek Dukagjini”, Sheshin “Shën Tereza”, Rrugën “Gjergj Legisi”, kthehet në Rrugën “Papa Gjon Pali II”, futet majtas në Rrugën “Ismail Qemali” del në Blv. “Dëshmorët e Kombit” , rikthehet më pas në Blv.”Bajram Curri” dhe vazhdon deri ura e Rrugës së “Elbasanit”, kalon më pas gjatë Rrugës “Xhorxh W.Bush”, kthehet në Rrugën “Abdi Toptani”, vazhdon drejt ku përshkon dhe pedonalen përpara Bashkisë së Tiranës dhe më pas futet në Sheshin “Skënderbej” dhe e mbyll në finish.

Gjysmë-maratona 21K – Starton në sheshin “Skënderbej” dhe vazhdon përgjatë Blv. “Zogu i Pare” dhe më pas në Bulevardin i Ri. Itinerari vazhdon me Rrugën e “Durrësit” deri te rreth rrotullimi i “Zogut të Zi” dhe bën kthim 180°, në Rrugën e “Kavajës” dhe bën kthimin te Poliklinika nr 3, vazhdon më pas Rrugën “Ibrahim Rugova” dhe futet në Rrugën “Myslym Shyri” të cilën e përshkon deri në takimin e saj me Rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Bën kthim 180° dhe del prap në Rrugën”Ibrahim Rugova”. Më pas kthehet djathtas në Blv. Gjergj Fishta të cilin e përshkon deri te ura e fundit e  këmbësorëve pranë Gjykatës së Rrethit, kalon në Blv. “Bajram Curri” dhe vazhdon deri te ura e bllokut. Kthehemi djathtas dhe vazhdojmë përgjatë Rruges”Ibrahim Rugova” deri tek parku i liqenit të cilin e përshkojmë në një xhiro të plotë rreth tij.

Itinerari vazhdon më pas me Rrugën “Lek Dukagjini”, Sheshin “Shen Tereza”, Rrugën ” Gjergj Legisi”, kthehet në Rrugën “Papa Gjon Pali II”, futet majtas në Rrugën “Ismail Qemali” del në Blv. “Dëshmorët e Kombit” , rikthehet më pas në Blv.”Bajram Curri” dhe vazhdon deri ura e Rrugës së “Elbasanit”, kalon më pas gjatë Rrugës “Xhorxh W.Bush”, kthehet në Rrugën “Abdi Toptani”, vazhdon drejt ku përshkon dhe pedonalen përpara Bashkisë së Tiranës dhe më pas futet në Sheshin “Skënderbej” dhe e mbyll në finish. (42K dhe 21K kane të njëjtën trajektore).

Tirana 10K –  Starton në Sheshin “Skënderbej” dhe vazhdon djathtas në Rrugën “Ded Gjo Luli” dhe kthehet majtas në Rrugën e “Kavajës”. Itinerari i 10K bën kthim 180° në krah me godinën e Vetingut dhe vazhdon me drejtim për kryqëzimin te Banka e Shqipërisë.

Itinerari vazhdon përgjatë Rrugës “Ibrahim Rugova” deri tek parku i liqenit të cilin e përshkojmë në një xhiro të plotë rreth tij. Itinerari vazhdon më pas me Rrugën “Lek Dukagjini”, Sheshin “Shën Tereza”, Rrugën ” Gjergj Legisi”, kthehet në Rrugën “Papa Gjon Pali II”,  Blv.”Bajram Curri” dhe vazhdon deri ura e Rrugës së “Elbasanit”, kalon më pas gjatës Rrugës “Xhorxh W.Bush”, kthehet në Rrugën “Abdi Toptani”, vazhdon drejt ku përshkon dhe pedonalen përpara Bashkisë së Tiranës dhe më pas futet në Sheshin “Skënderbej” dhe e mbyll në finish.

“We too” – Starton ne Sheshin “Skënderbej” dhe vazhdon djathtas në Rrugën “Ded Gjo Luli” më pas kalon përgjatë Rrugës “Ibrahim Rugova”, bën kthim majtas në Blv. “Zhan d’Ark” deri tek Ura te Ish Hotel Dajti, futet në Blv. “Dëshmorët e Kombit” dhe vazhdon drejt  ku përshkon dhe pedonalen përpara Bashkisë së Tiranës dhe më pas futet në Sheshin “Skënderbej” dhe e mbyll në finish.

“Fun Run” – Starton në Sheshin “Shën Tereza”, vazhdon përgjatë Blv. “Dëshmorët e Kombit” dhe mbyllet me finishin tek instalacioni “Reja”.