Gjermania ka qenë më e ngadaltë se shumica e vendeve të BE-së lidhur me reduktimin e masave anti-koronavirusit. Të mërkurën, kancelari Olaf Scholz dhe guvernatorët e shtetit ranë dakord për një plan me tre hapa për të hequr shumicën e kufizimeve  të mbetura.

Hapi i parë do t’i lejonte njerëzit të mblidheshin privatisht në grupe nëse janë plotësisht të vaksinuar ose janë shëruar nga Covid kohët e fundit, dhe do të hiqte kërkesën për të provuar vaksinimin ose shërimin nga Covid kur hyjnë në dyqane.

Hapi i dytë do të hyjë në fuqi më 4 mars dhe do të heqë rregullin e vaksinimit ose shërimit për  hyrjen në lokale restorante dhe hotele.

Eventet në natyrë me deri në 25,000 njerëz do të lejohen përsëri, dhe klubet e natës mund të hapen me një dokument vaksinimi ose rikuperimi ndaj Covid. Hapi i tret  do hyjë në fuqi më 20 mars nëse shtrimet në spital do të jenë të nivelit të ulët.