Dueli i mijëvjeçarit është në qendër të vëmendjes së të gjithëve dhe episodi i fundit ka të bëjë me çështjen e dorezave që do të mbajnë dy luftëtarët e ringut  në mbrëmjen e 26 gushtit në Las Vegas. Çështje e rëndësisë jo të vogël nëse merret parasyh fakti se ndryshe nga Mayewaether me një karrierë e jashtëzakonshme në boks, McGregor vjen nga Oktagoni i MMA dhe do të luftojë për herë të parë me to. Organi kompetent Nevada State Comission është pozicionuar duke ju kujtuar si Mayweather apo McGregor se nuk është e mundur që të modifikohen dimensionet e dorezave me të cilat do të ndeshen, pasi rregullat janë në fuqi për të garantuar shëndetin dhe sigurinë e sportistëve. Debati kishte nisur me irlandezin që gjatë një konference për shtyp kishte denoncuar imponimin e boksierit amerikan në lidhje me markën e dorezave që do të përdoreshin.

Mayweatheri ishte përgjigjur duke i propozuar kundërshtarit të tij për të përdorur dorezat prej 8 ounce ose për ta bërë më të kuptueshme prej 2256 gramësh, në vend të atyre klasikeve prej 10 oncësh që përdoren në boks, me Mayweather që në këtë mënyrë u shpreh se ishte i gatshëm ti jepte kundërshtarit çdo lloj avantazhi që mund të kishte nevojë. Gjithsesi bujaria e Mayweather duket se nuk është se i ka pëlqyer shumë McGregor i cili replikoi duke u shprehur se nuk i intereson aspak pesha apo dimensionet e dorezave që do të përdoren pasi grushtet e tij do të jenë si tulla të vërteta në ring, duke mos ngurruar të ngacmojë Mayweather duke i vënë epitetin “duar të brishta”. Duket se polemikat mes tyre nuk do të kenë fund, të paktën deri në 26 gusht, kur ai që do të vendosë do të jetë ringu i T Mobile Arena në Las Vegas.