Edhe këtë vit Organizata Rrënjët Shqiptare dhe Komuniteti Shqiptar në Amerikë do të organizojnë paradën e shqiptarëve në qytetin e Neë Yorkut që tashmë po kthehet në traditë.
Drejtuesit e organizatës “Albanian Roots – Rrënjët Shqiptare”, thonë se këtë vit parada do ti dedikohet veteranëve dëshmor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve të kombit për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ata i bëjnë thirrje mediave, televizive Shqiptare në Kosovë e Shqipëri që ti bashkohen këtij evenimenti të Diasporës Shqiptare.
Parada Shqiptare 2018 do organizohet me datën 9 qershor në 43 rrugë dhe 6 Avenue.
Burimi: albinfo.ch