James Asquith është njeriu më i ri në moshë, që ka mundur t’i vizitojë të gjitha vendet e botës. Ai mban rekordin Guinness, pasi ka udhëtuar në çdo pjesë të globit kur ishte 24 vjeç e 192 ditësh.

Përpara tij, rekordi mbahej nga një 37-vjeçar. Për ta arritur këtë atij i është dashur të blejë mbi 1600 bileta avionësh.

Asquith vjen nga një familje modeste angleze në Surrey, periferi e Londrës. Kur ishte adoleshent punonte si larës makinash, apo postier. Paratë që ua jepte prindërve, këta të fundit ia hidhnin në një llogari bankare.

Deri kur u bë maxhoren kishte punuar për vite me radhë dy-tre punë. Ndoqi shkollën për ekonomik në Londër. Kjo i mundësoi njohuri të mira për financat dhe bursat.

Përmes investimeve në stoqe mundi të përfitonte mjaftueshëm të ardhura sa të hapte një kompani menaxhimi apartamentesh dhe agjenci udhëtimesh.

Falë kompanive të tij, ai ka mundur të vizitojë 196 vende të botës. Ai ka një profil në Instagram ku ndiqet nga mbi 1.2 milionë persona dhe është pikë referimi për shumë të pasionuar pas udhëtimeve.