TiBO IPTV, platforma e vetme Shqiptare në BOTË, sjell në këtë fillim viti Superofertat e kombinuara për t’u mundësuar klientëve të përfitojnë nga çmimet e favorshme.

TiBO IPTV shpërblen të gjithë klientët besnikë me dy SUPERMUNDËSI deri në datën 14 shkurt.

Nga data 21 janar çdo klient që riabonohet merr DHURATË 1 muaj më shumë për TV dhe 13 muaj abonim në mobile apo tablet brenda ofertës ekzistuese si për paketat Familjare edhe për ato Premium 12 mujore.

Me OFERTAT DUO për riabonuesit dhe për klientët e rinj të TiBO IPTV, gjithçka kushton më pak dhe zgjedhjet janë më të shumta.

Nëse një klient dëshiron TiBO dhe për dhomën tjetër, apo nëse bashkohet me një mik apo familjar, përfiton nga OFERTA DUO, e cila për çdo dy paketa abonimi të blera bashkë zbret 50% të vlerës së një abonimi. Jo më kot, paketat DUO janë traditë e TiBO IPTV gjatë ditëve që shoqërojnë festën e dashurisë, TiBO tregon edhe një herë se i do të gjithë pa përjashtim, duke menduar si për klientët ekzistues ashtu edhe për të rinjtë për të sjellë në shtëpitë e tyre argëtimin maksimal me programe të përzgjedhura me sport, filma, dokumentarë, programe për fëmijë, të gjitha në shqip. 

Të gjitha ofertat për BIG SCREEN përfshijnë si DHURATË dhe aplikacionin TiBO për tablet apo smartphone, që gjendet tashmë në Play store dhe App Store.

TiBO IPTV ka njoftuar së fundmi se po punon për zhvillimin e të gjithë infrastukturës si dhe për softe të reja që do të lançohen përgjatë gjithë vitit 2019. Hedhja në treg e teknologjisë së re lidhet dhe me fushatën intensive për ndërrimin FALAS të boxeve të teknologjisë së parë Dualcore që kanë mbetur ende në treg.

I pyetur për të rejat më të fundit teknologjike dhe premtimet e TiBO IPTV për këtë vit, drejtori i përgjithshëm i TiBO, z. Adnand Mahmuti, shprehet se “Çdo emocion që klientët përjetojnë përmes shërbimeve tona televizive është objektivi ynë primar. Ne jemi tërësisht të angazhuar që të sigurojmë çdo mjet e shërbim në funksion të përjetimeve më pozitive dhe këtë vit kemi projektuar kalimin në teknologjinë e re përmes disa fazave duke filluar me ndryshimin e infrastrukturave, te rritja e cilësisë së transmetimeve dhe deri te hedhja në treg e aplikacioneve të reja për të zgjeruar gamën e pajisjeve nëpërmjet të cilave klientët mund të marrin shërbimet TiBO”.

TIBO IPTV ofron në të gjithë globin, një eksperiencë  të  përparuar televizive interaktive, një gamë të gjerë shërbimesh dhe një paketë televizive të kompletuar me partneritetin zyrtar të të gjitha platformave shqiptare. Të gjithë shqiptarët anembanë globit mund ta gjejnë veten në paketat TiBO, pasi në të integrohen kanalet shqiptare të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, kanale ndërkombëtare të zgjedhura, eventet sportive më të rëndësishme të sezonit,  mbi 2000 evente në TiBO on Demand, shërbim Catchup TV, aplikacione dhe lojëra pa fund.

Më shumë detaje në lidhje me ofertat, produktet, shërbimet e TiBO dhe të tjera janë publikuar në faqen zyrtare të internetit www.tibo.tv/bli/oferta