Ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar disa këshilla për qytetarët, për të mos rrezikuar nga sëmundja duke qenë se në qarkullim vijon të jetë edhe Covid me variantet e saj, përveç virusit të gripit dhe ftohjes.

Foshnjat, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit janë kategoritë më të rrezikuara në ditët me temperatura tepër të ulëta, të cilët kërkojnë një kujdes më të veçantë se kategoritë e tjera.

Për t’u kujdesur për veten duhet së pari të siguroni një ambient të ngrohtë në shtëpi apo në punë, me një temperaturë konstante.

Në mjedisin e jashtëm, sigurohuni që të jeni veshur me rroba sa më  të rehatshme, të ngrohta, rezistente ndaj erës dhe shiut, kapelë, doreza si dhe këpucë kundër ujit.

Sa i përket ushqimit, këshillohet të konsumoni produkte të stinës në sasi të mjaftueshme. Ushqimi luan rol kryesor për shkak se i siguron trupit energji dhe ngrohtësi në ditë të ftohta.