Medaljet e Lojërave olimpike Tokyo 2020 janë realizuar falë riciklimit të pajisjeve elektronike. Në proces kanë hyrë rreth 80 mijë tonelata prej tyre, ndër të cilët 6 milionë smartphone. Projekti në Japoni nisi në vitin 2017 dhe u përmbyll në mars të këtij vitit. Pajisjet elektronike përmbajnë në brendësi të tyre flori, argjend dhe bronx dhe falë riciklimit janë përftuar përbërjet e çmuara për 5 mijë medaljet për atletët e Olimpiadës dhe Paraolimpiadës së Tokyos.

Në këtë nismë morën pjesë me dhurime të pajisjeve që nuk përdoreshin më rreth 1300 shkolla të vendit, 2 mijë dyqane elektronike dhe rreth 90% e të gjitha institucioneve të vendit. Sipas të dhënave, në përfundim te procesit të riciklimit u përftuan nga këto pajisje 30 kg flori, 4 mijë kg argjend dhe 2.700 bronx.

Kjo nuk është hera e parë që medaljet e lojerërave Olimpike përftohen në këtë mënyrë. Edhe në olimpiadën e vancuver 2010 medaljet u krijuan nga materialet e përftuara si pasojë e riciklimit të televizorëve të vjetër, kompjuterëve dhe tastierave./

Burimi: KlanPlus