Abonentët TIBO që kryejnë blerje shërbimi gjatë periudhës 7 nëntor-24 dhjetor do të përfshihen automatikisht në “Mega Shorteun” promocional të fund-vitit – kliko këtu për më shumë.

Përfshirja e abonentëve të periudhës së përcaktuar, do të bëhet automatikisht përmes sistemit.

Në pikat e shitjes TIBO do të kërkohet verifikim i të dhënave të abonentit (emër, mbiemër, telefon, email) nëpërmjet të cilave do të identifikohen fituesit në datën 26 dhjetor.

Jeni të lirë të mos përgjigjeni nëse nuk doni të merrni pjesë. Në të kundërtën ju lutemi sigurohuni që të vendosni të dhëna të sakta me qëllim që në rast se fitoni të kontaktoheni lehtësisht.

Për shorteun TIBO do të kthejë në kuponë “user”-at e abonentëve pjesëmarrës.

Fituesit do të shpallen përmes përzgjedhjes rastësore gjatë eventit “Tibo 360” që do të mbahet më 26 dhjetor në sheshin “Nënë Tereza”.

Eventi do të transmetohet “Live!” në platformën TIBO.

TIBO garanton respektimin dhe mbrojtjen e të dhënave konfidenciale të abonentëve, siguri të plotë që shorteu do jetë i drejtë dhe i ndershëm, – kliko këtu për t’u njohur me rregulloren.

“Mega Shorteu” promocional TIBO zhvillohet me miratim të Ministrisë së Financave. Hedhja e shortit, më 26 dhjetor, do të kryhet në praninë e përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Për sqarime të mëtejshme kontaktoni shërbimin ndaj klientit.
(Tel: +355 44 314 444; +355 67 6006 767; +355 68 9082 244).

Lexoni gjithashtu: