Autori Thomas Harris publikoi romanin mbi të cilin bazohet filmi, në 1988, kur pacientët psikiatrik trajtoheshin zakonisht me antidepresivë të njohur si frenues të monoamine oksidazës (MAOI). Kur dikush merr MAOI, konsumimi i ushqimeve të caktuara dhe pijeve mund të çojë në rritje potencialisht fatale të presionit të gjakut. Kjo ishte një nga arsyet që këto ilaçe u hoqën nga përdorimi. Tri gjërat që nuk duhet të hani kur trajtoheni me antidepresivët MAOI? Mëlçi, fasule, verë.

Hannibal ishte psikiatër, për këtë arsye e solli skenën e famshme: “E hënga mëlçinë e tij me fasule dhe verë të kuqe.” 

Sigurisht, kjo nuk ishte një rastësi, Hannibal donte të argëtohej me lojëra fjalësh dhe mbi të gjitha t’i jepte të dhëna të koduara hetuesve. Kjo sugjeron që në mënyrën e tij Kanibaliste, Lecter po i thoshte Clarice se nuk po merrte ilaçet e tij. Sikur Clarice ta kuptonte mesazhin e koduar, ajo mund të kishte ndaluar arratisjen e Hannibal në fund të filmit.