Zyrtarisht jemi në javën e Eurovision-it dhe siç e dini Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”.

Deri me tani publiku i huaj dhe kritikët në Europë e kanë vlerësuar “Ktheju Tokës” dhe duket se e pëlqejnë shumë Jonidëndhe stilin e saj.

Në të njejtën linjë ka qenë dhe media e njohur britanike “Metro.uk”, e cila ka bërë një përmbledhje të 41 pjesmarrësve në kompeticionin europian të këngës, duke dhënë nga një vlerësim për secilin dhe një notë.

Kjo është ajo që shkruan Metro për Jonida Maliqin dhe “Ktheju Tokës” : “Një këngë “mid-tempo” e fuqishme, me një stil luftarak, që këndohet nga një prej grave më të suksesshme në Shqipëri.

Të këndosh në gjuhën tënde dhe jo në anglisht në Eurovision është gjithnjë një rrezik, por me këtë stil muzike ja vlen ta ruash gjuhën. Është çuditërisht joshëse si këngë edhe për ata që nuk e kuptojnë fare mesazhin. Meqë ra fjala, mesazhi trajton temën e emigrimit të shqiptarëve , më specifikisht lidhur dhe me luftën e Kosovës.

Pas fitores së Jamala me këngën “1944’ ( përfaqësuesja e Ukrainës para dy viteve), e dimë sa mirë mund t’ja dalë një këngë me temë politike.

Nota: 7.2/10 Kjo këngë ka të gjithë treguesit që në fund do të renditet në anën e majtë të tabelës së konkurrentëve ( pra në top 10). Është tradicionale, por e pëlqyer dhe nga ata që nuk flasin shqip.

Plus që Jonida pëlqehet shumë nga publiku, kështu që fama e saj të bën të shpresosh që kënga do të shkojë në finale, gjë që mund t’i sjellë një varietet spektaklit. shkruan Metro.uk