Ish lojtari i kombëtares shqiptare ka vendosur t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha ka lajmëruar të gjithë ndjekësit se ai nuk do të jetë më pjesë e fushës së gjelbër.

Ai u shpreh se gjatë kësaj periudhe arriti që të jetonte ëndrrën e tij të fëmijërisë dhe tashmë erdhi koha për të kthyer faqe.

Migjen Basha ka qënë një nga faktorët kyç të kombëtares shqiptare në vitet e fundit, sidomos gjatë periudhës kur trajner ishte Gianni De Biasi. Ai ishte pjesë e ekipit të Shqipërisë në arritjen historike që kulmoi me kualifikimin në Europianin e vitit 2016.

Ne karrierën e tij Basha ka luajtur me disa ekipe në Zvicër, Greqi dhe Australi si dhe me Atalantën, Torinon dhe Barin në kampionatin italian/Oversport.