Qytetarët shqiptarë që jetojnë në Ukrainë duhet të largohen sa më parë nga ai shtet. Thirrja vjen nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri dhe vlen edhe për qytetarët që kanë ndërmend të udhëtojnë drejt Ukrainës.

Shkak i thirrjeve është bërë situata tensionuese në kufirin mes Rusisë e Ukrainës, ku Rusia mund të vendosë të nisë luftën e të pushtojë Ukrainën.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, thuhet se ekziston rreziku i besueshëm i përshkallëzimit të situatës atje.

Ndërkaq edhe qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi iu kanë bërë thirrje shtetasve të tyre që të largohen përkohësisht nga Ukraina dhe të anulojnë planet për udhëtimin.

Të tjera shtete si SHBA-të, Britania, Norvegjia, Gjermania, Lituania, Danimarka e Izraeli kanë bërë të njëjtin apel.

Ndërkaq, ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar në faqen zyrtare si dhe në rrjetet sociale si Facebook deklaratën e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, i cili iu kërkon shtetasve amerikanë të cilët ndodhen në Ukrainë, të largohen nga vendi në 24-48 orët e ardhshme.

Njoftimi i plotë si më poshtë: 

! ️Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek nga afër zhvillimet pranë kufirit ukrainas.
🔴Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEFA këshillon të mos udhëtoni drejt Ukrainës.
❗Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u bën thirrje edhe shtetasve shqiptarë të largohen sa më parë nga Ukraina.
📲 Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për ndihmë numrat e mëposhtëm të telefonit:
+48 22 824 14 27; +48 501 194 910 ose email: [email protected] waw. pl; [email protected];
Nata e Vitit të Ri në [email protected]
i️ Shtetasit shqiptarë këshillohen të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.