Disa ditë më parë lajmi se aktorja amerikane me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, mori 9.5 milion dollarë për të mbyllur çështjen e ngacmimit seksual që i ishte bërë në studiot e CBS bëri bujë në të gjitha mediat amerikane por dhe në vendin tonë.

Vet aktorja Eliza Dushku ka reaguar për këtë lajm duke thënë se nuk bëhet fajlë për thashetheme por sepse ajo është ngacmuar vërtet dhe kjo është e rregjistruar në kamerat e CBS.

Në një artikull për Bostn Globe të titulluar ‘U punësova, nuk doja të ngacmohesha seksualisht, më pushuan nga puna’, aktorja me origjinë shqiptare ka treguar disa nga komentet që i janë bërë për kohën kur e kanë ngacmuar seksualisht.

‘Do të të marr te furgoni i përdhunimit, që e kam mbushur me lubrifikantë e objekte falike… Donte të bënte një treshe me të’, dhe pak minuta më vonë një anëtar i stafit iu ul pranë dhe i kishte thënë që ishte me Ëeatherly-n, e që vinte për treshen. Mes të tjerave, i thoshte: ‘Do të të marr në prehër e të të qëlloj në vithe si vajzë të vogël.’  Dushku qartëson se këto ishin vetëm disa prej komenteve.

Eliza Dushku shton se pasi kishte folur se si po bezdisej nga këto ngacmime, ishte pushuar nga puna më pas.

Burimi: newsbomb.al