Samurai i mëngjesit të së Shtunës në Pistën japoneze të Motegit është Johann Zarco që më Yamaha Tech 3 arriti të regjistronte kohën më të mirë në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Japonisë në Moto GP. ndoshta ky rezultat është antipasta e një gare të çmendur të dielën pasi pista ashtu si gjatë gjithë ditëve të fundit ishte e lagur, por në disa trajektore nuk kishte lagështirë, duke e bërë pothuajse të pamundur rendimentin konstant të motorëve. Francezi zgjodhi një strategji të zgjuar duke i kapur të gjithë në kundërsulm dhe për të regjistruar pole position numër 21 në karrierën e tij me kohën 1.53.469. Në krahun e tij rreshtohen Danilo Petrucci me 318 të mijtat më shumë dhe Marc Marquez që do të niset nga radha e parë për të mbrojtur avantazhin që ka ndaj italianit Dovizioso në klasifikimin e përgjithshëm. Spanjolli lider i botërorit nuk rrezikon shumë nga italiani i Ducatit sepse Dovi arriti të regjistronte vetëm kohën e nëntë më të mirë, ndërsa Jorge Lorenzo do të niset nga vendi i pestë. Edhe më zhgënjyese prova e Valentino Rossit, i cili nuk arriti të gjente setin ideal për pistën me shumë të papritura duke u renditur vetëm i 12-ti pas Iannones i cili gjithashtu duhet të punojë shumë për të arritur vendet e para në një garë që nuk ka favoritë.