Një ngjarje e trishtë dhe e papritur ka tronditur industrinë e muzikës amerikane.
Reperi i hitit “Lucid Dreams” ka ndërruar jetë për arsye ende të paqarta, dy ditë më parë. Ai gjendej në aeroportin e Chicago-s kur pësoi një krizë që ka çuar menjëherë në hemorragji.

Ai u dërgua me shpejtësi në spitalin më të afërt ku dhe u përmend por vetëm për pak kohë pasi zemra e tij të pushonte përgjithmonë. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që e çuan të pësonte një krizë.

Reperi sapo kishte mbushur 21-vjeç dhe sapo kishte nënshkruar një kontratë muzikore me “Interscope Records” që do t’i siguronte atij miliona dollarë.

Kujtojmë që hiti i tij “Lucid Dreams” arriti të renditej i dyti në klasifikim e “Billboard Hot 100” që i hapi atij dyert për bashkëpunime të tjera të suksesshme me Nicki Minaj, Lil Yatchi apo Travis Scott.