Është ndarë nga jeta ditën e sotme një nga anëtarët e grupit humorisitik mjaft të njohur për shqiptarët, “Parodistët e Vlorës”.
Sipas raportimeve njoftohet se Muhamet Liko ka ndërruar jetë ditën e sotme për shkak të një ataku kardiak pas kryerjes së një kontrolli periodik shëndetsor.
Prej vitesh “Parodistët e Vlorës” janë personazhe të pandarë nga ekrani qysh nga shfaqja e tyre për herë të parë në vitin 1967.
Katër paraodistët Afrim Agalliu, Agron Hamo, Mane Lumani dhe Muhamet Liko u shfaqën së bashku për herë të fundit në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë disa ditë më parë.
TiBO IPTV i shpreh ngushëllime familjes dhe kolegëve të zotit Liko!
Burimi: IMA – InfoMedia Albania