

Kujdesi i Klientit TIBO
Kujdesi i Klientit TIBO
Shërbim profesional dhe i shpejtë. Për çdo paqartësi Kujdesi i Klientit TiBO është në dispozicionin tuaj 24/7
Shërbim profesional dhe i shpejtë. Për çdo paqartësi Kujdesi i Klientit TiBO është në dispozicionin tuaj 24/7
Europë, Australi, Azi & Afrikë
SHBA & Kanada
E-mail / Whatsapp / Viber
Pyetjet më të shpeshta
Aplikacionet TiBO Mobile TV (për mobile dhe tablet me sistem operativ iOS dhe Android) dhe TiBO Smart TV (për televizorët Smart Tv me sistem operativ Android) ofrojnë mundësinë për të testuar 7 ditë FALAS duke u regjistruar brenda në aplikacion pasi e keni shkarkuar nga App store apo Playstore. Për regjistrim është e domosdoshme një adresë emaili e saktë dhe me një adresë përfiton vetëm 1 herë abonim FALAS 7 ditë.
Të gjitha paketat e abonimit TiBO për Big Screen mund të provohen pa asnjë kosto pasi me ofertën “I KËNAQUR OSE I RIMBURSUAR” ju merrni shërbimin TiBO IPTV dhe nëse mbeteni të pakënaqur mund ta ktheni atë brenda 10 ditëve në pikën e blerjes duke marrë mbrapsht edhe pagesën e kryer për pajisjen dhe shërbimet.
TiBO IPTV ofron garanci 12 muaj për pajisjen TiBO Box. Garancia, parashikon riparimin apo zëvendësimin e saj me një pajisje tjetër në rast të defekteve që lidhen me pajisjen dhe prodhimin e saj.
Për çdo informacion ju mund të na kontaktoni me e-mail në adresën info@tibo.tv ose të kontaktoni shërbimin e Kujdesit për Klientin TiBO në:
Telefon: +355 44 31 4444
Mobile: +355 676006767
Viber: +355 689082244
Whatsapp: +355 689082244
Skype: TiBOIPTV
Email: info@tibo.tv
FB: tiboiptvalbania
Twitter/Instagram: tiboiptv
Web chat: www.tibo.tv
Ju do të keni mundësi të përdorni të gjitha shërbimet e TiBO, sapo të pajiseni me boxin TiBO dhe një nga abonimet e ofruara dhe të merrni Përdoruesin dhe Fjalëkalimin tuaj personal. Procesi i aktivizimit mundësohet brenda 3 minutave, në kohë reale 24 orë në 7 ditë të javës.
Për t’u bërë abonent i TiBO është e nevojshme:
- Të keni një linjë të shpejt interneti +3 Mbps pa limit.
- Të keni një Android Smart TV ose të pajiseni me një TiBO Android Box dhe të bëni një abonim. Në momentin që ju abonoheni, ju pajiseni me një Përdorues dhe Fjalëkalim personal që ju lejon të përdorni të gjitha shërbimet e TiBO.
Blerja e shërbimeve TiBO mund të behët në çdo pikë shitjeje të autorizuar ose Online në faqen www.tibo.tv/bli. Për çdo informacion shtesë kontaktoni shërbimin e klientit në:
Telefon: +355 44 31 4444
Mobile: +355 676006767
Viber: +355 689082244
Whatsapp: +355 689082244
Skype: TiBOIPTV
Email: info@tibo.tv
FB: tiboiptvalbania
Twitter/Instagram: tiboiptv
Web chat: www.tibo.tv
TiBO ofron abonime për ekrane Big Screen (Smart TV ose Android Box) dhe Small Screen:
- TiBO Premium ofron mbi 300 kanale Live TV. Të gjitha kanalet shqiptare të Shqiperisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe shumë kanale të huaja, si edhe Ligat më elitare të futbollit, basketbollit, volejbollit, garat e biçikletave, tenis, boks dhe regbi. Mijëra Filma On Demand dhe shërbimin Replay TV.
- TiBO Familjare ofron mbi 270 kanale Live TV (pa sportet). Të gjitha kanalet shqiptare të rajonit dhe shumë kanale ndërkombëtare. Mijëra Filma On Demand dhe shërbimin Replay TV.
- TiBO Mobile TV ofron 100 kanale LIVE TV, shërbimin Replay TV dhe 3000 evente On Demand me titra në shqip apo anglisht, pa asnjë pagesë shtesë të cilat përditësohen çdo muaj.
Boksi Android TiBO, një super minikompjuter 10 cm2, është konceptuar tërësisht për të plotësuar shijet tuaja dhe për t’u mrekulluar me pafundësinë e shërbimeve.
Sapo ndizni TIBO, në menunë kryesore ju shfaqen kategoritë kryesore.
- Në menynë kryesore, përzgjidh Aplikacione.
- Klikoni OK për të hapur folderin.
- Tashmë boksi TIBO është kthyer në një kompjuter të vërtetë.
- Duke klikuar OK mbi secilin nga opsionet që ju shfaqen, ju mund të:
- Luani me lojra.
- Hapni email
- Përdorni rrjetet sociale, facebook, Twitter.
- Flisni me të afërmit tuaj kudo në botë, përmes Skype, Messenger
- Kërkoni çdo informacion në Google
- Përmes Play Store, shkarkoni gjithçka doni.
- Bëni konfigurimet e internetit, e plot aplikacione të tjera.
- Stop/Play me LIVE TV
- Replay TV me Catch up
- Kontroll prindëror në Live Tv dhe VOD
- Kanale Favorite në Live TV
- Titra me zgjedhje në VOD
- Pafundësi kanalesh në Live TV
- Pafundësi filmash në VOD
- Lojëra, internet, aplikacione, media sociale, muzikë, video, etj
- Box ATV387 Quad Core Box
- Kabëll HDMI
- Manual përdorimi shqip
- Karikues
- Telekomandë manuale
- Telekomandë me mouse dhe tastierë
- Kërkon TV me hyrje HDMI
- Për lidhje me internet WiFi preferohet Router WiFi me suport N por pranohet edhe G.
- Rezolucioni: 4K2K
- Përmasat e Produktit: 100mm (gjer) * 100mm (gjat)*15mm (lar)
- Pesha: 160g
- Fuqia e energjisë: 4 Watts
- Distanca e veprimit të telekomandës: 8 metra distance e lire ajrore
- USB: 2 porta USB 2.0
- Kartë SD: 1 portë Micro SD deri 32 GB
- Rj45: portë ethernet
- HDMI: dalje HDMI 1.4
- Telekomanda: valë IR
- Voltazhi: 5.0V/2A DC
- Modeli: ATV387 Quad Core TiBO Box
- CPU: Quad Core Cortex A9
- Frequenca: 2.0GHz
- RAM: DDR3-1G
- ROM: EMMC 8GB
- OS: Android 4.4
- Funksionet kryesore:
- UI: sistemi Android 4.4 dhe Media launcher
- Browser: Google Chrome
- Media Player: Local video playback që përfshin Mpeg1/2/4, H.264,VC-1,WMV,AVI,MKV,MOV
- Online Video: në internet, online video playing
- Muzikë: MP3,WAV,WMA music playback
- Online Music: në internet, online music playing
- Picture viewer: lejon formatet e ndryshme: BMP,JPG,TIF,PNG,GIF
- Përditësime të softit: lejon kartë Micro SD për përditësimin e softit
- Memorie e jashtme: kartë Micro-SD , dalje për memorie USB
- Amlogic S812 Qual Core CPU, Quad Core A9*4 CPU @ 2.0GHz, Quad Core Mali-450MP GPU, frekuencë 2.0 GHz, RAM 1GB, memorie e brendshme 8G
- Mundëson video UHD 3840*2160, H.265
- Powered by Android 4.4 OS
- Me browser të brendësuar dhe mundësi për të hyrë në virtual private network
- RJ45 10/100M Ethernet interface
- Mundëson 4K2K video local media playback me kartë SD apo USB HDD
- Modul WiFi të brendësuar 802.11 b/g/n me antenë të jashtme
- Rj45: Lidhje internet me kabëll
- HDMI video output, lidhje me HDTV për HD video playback
- 2 porta të jashtme për USB, Hard disk, mouse apo tastierë
- Lejon përdorimin e mouse dhe tastier të lidhura me USB
- Mundëson modulet e motit, kalendarit dhe orës në desktop
- Lejon përdorimin e telekomandës së thjeshtë me funksionin mouse.
- Mundëson music player, picture player etj
- Portë për Micro SD card
- Lejon hapjen Google Chrome
- AppInstaller për instalim aplikacionesh me USB/SD
- TiBO IPTV Quad Core Box ATV387 prezanton hapin më të fundit të teknologjisë me Amlogic S812 Qual Core CPU,Quad Core Mali 450 GPU,2.0GHz dhe Android 4.4 OS.
- Boxi është i pajisur me 1GB DDR3 RAM, 8GB NAND Flash, që lejon dekodimin e videos me cilësi maksimale UHD 3840*2160, H.265.
- Përpos përdorimit të shërbimeve TiBO IPTV dhe cilësisë maksimale të videos, ky box i ri Quad Core ju lejon ta përdorni si router për të dhënë shërbimin Wi-Fi në të gjithë shtëpinë tuaj.
- TiBO Box Quad Core ATV387 është një pajisje e thjeshtë për t’u lidhur dhe për t’u përdorur nga të gjithë pjesëtarët e familjes. Kur ju lidhni boxin e ri me televizorin tuaj HD, ky i fundit shndërrohet në një kompjuter smart Android.
- Box-in TiBO ju mund ta përdorni edhe për live Chat, server lojërash, rrjetet sociale më të frekuentuara dhe qindra aplikacione që mund të shkarkoni vetë sipas dëshirës. Për këto shërbime ju kemi shtuar tastierën interaktive 2në1 me mouse dhe me tastierë.
- Instalimi i box-it me internetin bëhet shumë thjesht jo vetëm me kabull por edhe me WiFi me sistemin N deri në 300MB për user. Për të përfituar shërbimet TiBO si fillim është e nevojshme të keni një linjë të shpejt interneti +3 Mbps pa limit. TiBO box, i përshtatet çdo lloj ambienti të shtëpisë tuaj dhe është lehtësisht i lëvizshëm nga një televizor në një tjetër.
- TiBO ju mundëson zgjedhjen e ngjyrës së pajisjes: e bardhë/e zezë, për ta përshtatur më së miri me arredimin e shtëpisë.
TiBO Box, një super minikompjuter 10 cm2, është konceptuar tërësisht për të plotësuar shijet tuaja dhe për t’u mrekulluar me pafundësinë e shërbimeve.
Sapo ndizni TIBO, në menunë kryesore ju shfaqen kategoritë kryesore.
Në menynë kryesore, përzgjidh Aplikacione.
Klikoni OK për të hapur folderin.
Tashmë boksi TIBO është kthyer në një kompjuter të vërtetë.
Duke klikuar OK mbi secilin nga opsionet që ju shfaqen, ju mund të:
- Luani me lojra.
- Hapni email
- Përdorni rrjetet sociale, facebook, Twitter.
- Flisni me të afërmit tuaj kudo në botë, përmes Skype, Messenger
- Kërkoni çdo informacion në Google
- Përmes Play Store, shkarkoni gjithçka doni.
- Bëni konfigurimet e internetit
Dekoderi që Tibo ofron është Tibo boks mini kompjuter. Duke qenë se Tibo box funksionon me sistem Android, TV juaj kthehet mrekullisht në një kompjuter të vërtetë. Nëpërmjet boksit Tibo dhe një prej abonimeve Tibo, ju mund të lundroni dhe të shkarkoni një pafundësi lojrash dhe aplikacionesh. TiBO Box është një dekoder i thjeshtë për t’u lidhur dhe për tu përdorur. I përshtatet çdo lloj ambienti të shtëpisë tuaj dhe është lehtësisht i lëvizshëm
Dekoderi TiBO dhe 2 Telekomanda (Telekomanda Interaktive dhe Telekomanda Manuale) përfshihen në paketimin produktit. Abonimi aktivizohet online nga shitësi në momentin e blerjes.
90 % e klientëve që kontaktojnë “Kujdesin e Klientit TiBO” zbulojnë se kanë problem me shërbimin internetit. Për çdo problem në lidhje me cilësinë e transmetimit, sugjerojmë të testoni më parë internetin që ushqen box-it tuaj TiBO. Ju mund të testoni lidhjen tuaj të internetit përmes TiBO box në 2 nivele:
- “Testimi i rrjetit” i cili kontrollon lidhjen fizike mes boksit TiBO dhe Internetit.
- Në menu-në kryesore përzgjidhni “Testimi i Rrjetit”.
- Shtypni butonin OK për të bërë verifikimin.
- Nëse në ekran shfaqet “lidhja me internetin është në rregull”, mbyll tabelën duke klikuar OK.
- Nëse në ekran shfaqet “lidhja me internetin nuk është në rregull”, bëni dhe njëherë konfigurimet me Wi-Fi ose fishën Ethernet. (njësoj si më sipër).
- Cilësia e transmetimit të TiBO IPTV lidhet dhe me shpejtësinë e linjës suaj të internetit. Parimisht TiBO kërkon internet të pakufizuar me shpejtësi mbi +3mbps. Kur ju keni një problem me cilësinë e transmetimit testimi i parë që sugjerojmë të bëni është ai i linjës suaj të internetit.
Për të bëre testimin e duhur të cilësisë së internetit ju nevojiten 5 minuta kohë. Në Live TV ju keni 2 kanale për testimin e cilësisë së rrjetit. Këto kanale janë të renditura në fund të listës së kanaleve televizive në Live TV. Test Band dhe Test Band 1 verifikojnë cilësinë e internetit tuaj. - Përzgjidh Live TV në menunë kryesore.
- Me telekomanden tuaj shkoni tek dy kanalet e fundit të Live TV.
- Klikoni OK në kanalin Test Band. Në varësi të cilësisë së internetit tuaj ju do të shikoni në ekran këto përgjigje.
- Interneti është OK
- Interneti juaj është i dobët
- Interneti juaj është shumë i dobët
- Nëse në ekranin tuaj shfaqet “Interneti nuk është në rregull”, problemi me transmetimin nuk qëndron tek TiBO ndaj ju duhet të kontaktoni me kompaninë me të cilën keni lidhur kontratën e internetit për t’i njoftuar mbi shpejtësinë e internetit.
Ju mund të zgjidhni lidhjen me Ethernet apo me Wi-Fi:
- Hyni tek “Aplikacione” / “Applications” në menu-në kryesore.
- Zgjidhni “Konfigurime” / “Settings”.
- Nëse doni të bëni lidhje me kabllo, tek “Ethernet” zgjidhni “ON”
- Nëse doni të bëni lidhje me WI-FI, tek “Wi-Fi” zgjidhni “ON”, pastaj gjeni rrjetin tuaj Wi-Fi dhe vendosni fjalëkalimin përkatës.
- Aktivizimi i pajisjes përfundoi.
Vëmendje: Që të përdorni shërbimet e TiBO Box duhet të keni patjetër Internet të qëndrueshëm mbi 3 Mgbs.
Për të hapur programet në platformën TiBO, së pari ju duhet të bëni Log in.
- Në menu-në kryesore përzgjidh Log in (hyrje).
- Vendos Përdoruesin dhe Fjalëkalimin tënd.
Kujdes! Nëse kur ndizni TiBO dhe ju shfaqet në ekran “Identifikimi jo i suksesshëm” bëni Log out.
Sugjerim: Bëni Log Out sa herë doni të merrni TIBO-n dhe ta shikoni diku tjetër.
TiBO box vjen në paketim me telekomandën interaktive, kabllon HDMI, ushqyesin dhe manualin e përdorimit.
- Lidhni TiBO box me Televizorin nëpërmjet kabllos HDMI.
- Lidhni TiBO box me rrymën elektrike nëpërmjet ushqyesin.
- Lidhni TiBO box me internetin.
Sapo keni kryer lidhjen fizike të pajisjes dhe në ekran do ju shfaqet menu-ja kryesore.
Tek menuja Log in (Hyrje) Aktivizoni userin “përdoruesin” dhe fjalëkalimin tuaj personal dhe shikim të këndshëm.
- TiBO nëpërmjet IPTV shkon përtej televizionit tradicional. TiBO nuk ofron vetëm ritransmetimin e kanaleve televizive por edhe shndërrimin e televizorit në një kompjuter. Nuk kërkon antenë tokësore apo parabolë satelitore.
- TiBO është IPTV “over the top”, pra nuk ju kushtëzon në zgjedhjen e kompanisë së internetit. Kudo që të ndodheni me banim, në çfarëdo kontinenti, mjafton të keni një lidhje ekzistuese interneti mbi 3 Mbps dhe mund të shikoni TiBO pa problem në Smart TV ose me TiBO Android Box.
- TiBO thjeshton jetën tuaj dhe ju çliron nga kushtet kohore. Të gjitha programet mund të shihen me Stop / Play kur ju dëshironi.
- Ju mund të krijoni një listë të kanaleve FAVORITE, duke e kthyer TV tuaj tërësisht në personal.
- Kanalet adult dhe horror mund të shfaqen ose jo, kjo sipas dëshirës suaj dhe mbi të gjitha duke kontrolluar atë çka fëmijët tuaj shohin në TV.
- Kjo përvojë interaktive nuk ju kufizon, pasi boksin TiBO mund ta merrni lehtësisht kudo me vete duke e lidhur me çfarëdo televizori tjetër po kaq thjesht. Mjafton të bëni Log out nga pajisja në fillim.
- TiBO IPTV transmeton kanale ekskluzive si dhe të gjitha kanalet shqiptare të rajonit, kështu të gjithë mund të kenë një copë nga Shqipëria kudo që të jenë.
- TiBO IPTV punon në vazhdimësi me një staf të talentuar zhvilluesish për të shtuar emocione përmes kanaleve të reja, shërbimeve të reja dhe teknologjive të reja.
IPTV është një sistem shumë i thjeshtë në përdorim i cili nuk kërkon asistencë teknike. Për transmetimin e kanaleve dhe programeve nëpërmjet IPTV, kërkohet një internet me shpejtësi +3 Mbps dhe pa limit.
“Platforma IPTV/OTT“: është infrastruktura teknike e ofruar nga TiBO, që përfshin ri-transmetimin e kanaleve televizive kombëtare dhe/ose ndërkombëtare, Video On Demand, Multivizion , Catchup, e shumë të tjera.
Kushte të Përgjithshme për të përfituar shërbimet TIBO USA LLC.
Shërbimet TIBO USA LLC ofrohen vetëm për qytetarët me kombësi shqiptare, si edhe për qytetar të huaj në vizitë ose rezident brenda territorit të Shqipërisë dhe Kosovës. / Awareness: TIBO USA LLC services are offered only to citizens of Albanian nationality, as well as to foreign citizens visiting or residing within the territory of Albania and Kosovo.
Ju si qytetarë me kombësi shqiptare mund të përdorni/aksesoni aplikacionet dhe përmbajtjen e TIBO USA LLC brenda vendit në të cilin keni krijuar llogarinë tuaj dhe vetëm në vendet gjeografike ku ne ofrojmë shërbimin tonë dhe kemi të licencuar nje përmbajtje të tillë. Përmbajtja e disponueshme mund të ndryshojë sipas vendndodhjes gjeografike dhe do të ndryshojë herë pas here.
Kujdes* Përdorimit të paisjeve/aplikacioneve/sistemeve që manipulojne IP dhe ose sistemin TIBO USA LLC (psh. nëpërmjet VPN, Proxy, IP spoofing) për të aksesuar kontent/ program të paautorizuar për të cilin TIBO USA LLC, si sistem origjine e ka kufizuar/ kushtëzuar kudo dhe ose në rajone apo IP të caktuara, përbën thyerje të termave dhe kushteve të përgjithshme dhe perveç penaliteteve ligjore sipas legjislacionit në fuqi, mund të sjellë mbylljen e menjëhershme të shërbimit nga TIBO USA LLC.
Në mënyrë që të pranosh shërbimet e TIBO USA LLC duhet të kesh lidhje të qëndrueshme në internet pa u kushtëzuar në operatorin (ISP) ofrues të internetit.
Abonenti, me pranimin e produkteve dhe shërbimeve TIBO USA LLC, me vullnet të lirë pranon se mban përgjegjësi të plotë për përdorimin e pajisjeve dhe abonimeve në aplikacionet TIBO USA LLC në përputhje me Kushtet për marrjen e shërbimit, të publikuara nga Shoqëria “TIBO USA LLC”:
Abonenti deklaron se është me kombësi Shqiptare dhe se pajisjet dhe abonimet në aplikacionet TIBO USA LLC do të përdoren prej tij në mënyrë të përshtatshme, pa e dëmtuar dhe pa e përdorur në ambiente publike në mënyrë të paautorizuar nga legjislacionet në fuqi të shteteve përkatëse.
Alsat-M është i vlefshëm vetëm për territorin e Maqedonisë së Veriut.
Kujtojmë se vetëdeklarimi i rremë është një krim që ndiqet penalisht.
Përdorimi privat i pajisjeve apo aplikacioneve TIBO USA LLC prej Abonentit në ambiente personale është i autorizuar, gjithmonë duke patur kujdes që përmbajtja e programeve televizivë të mos cënojë të drejtat e mbrojtura nga legjislacioni i shteteve përkatese, në territorin e të cilëve përdoren pajisjet apo abonimet TIBO USA LLC.
Kushtet e zgjeruara të përdorimit të produkteve dhe shërbimeve TIBO USA LLC gjenden të publikuara online në https://www.tibo.tv/kushtet-e-pergjithshme/ ndërsa kushtet e privatësisë sipas Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) e cila ka hyrë në fuqi me efekte të plota më 25 Maj 2018, gjenden të publikuara online në www.tibo.tv/kushtet-e-privatesise
Neni 1 – Përkufizime
“Abonenti TIBO USA LLC“: janë të gjithë individët, personat fizikë dhe juridikë me kombësi shqiptare dhe ose resident në territorin e Shqipërisë, që abonohen në shërbimet e TIBO USA LLC, për të bërë të mundur përfitimin e shërbimit IPTV/OTT vetëm për përdorim vetjak;
“Pajisjet TIBO USA LLC” përfshijnë: aparatin/dekoderin me të cilin TIBO USA LLC ofron shërbimet dhe ritransmetimin e kanaleve televizivë apo programeve televizive. Aparati vihet në dispozicion për Abonentin dhe funksionon nëpërmjet lidhjes me internet. Telekomanda 3N1 me tre funksione numra, mouse dhe tastierë. Fisha HDMI me të cilën bëjmë lidhjen e aparatit/dekoderit me televizorin. Ushqyes i cili shërben për të lidhur me rrymën elektrike aparatin/dekoderin.
“Aplikacionet TIBO USA LLC” përfshijnë të gjitha programet softwerike me emrin dhe pronësinë TIBO USA LLC në dyqanet e aplikacioneve online për servirjen e shërbimeve televizive në të gjitha pajisjet që mundësojnë shërbime TV OTT.
“Kostoja e operatorit“: janë shpenzimet manaxheriale, administrative, logjistike dhe komerciale të drejtpërdrejta dhe të tërthorta, që TIBO USA LLC i kërkon Abonentit në momentin e nënshkrimit të Kontratës;
“Kushtet e përgjithshme“: janë kushtet që rregullojnë dhe shërbejnë për mirëmbajtjen e marrëdhënies midis Abonentit dhe TIBO USA LLC;
“Paketa“: është tërësia e përmbajtjes së ofruar në një mënyrë të koordinuar të programeve televizive e të kanaleve televizive nga TIBO USA LLC si pjesë e Shërbimit;
“Platforma IPTV/OTT“: është infrastruktura teknike e ofruar nga TIBO USA LLC, që përfshin ri-transmetimin e kanaleve televizive kombëtare dhe/ose ndërkombëtare, Video On Demand, Multivizion , Catchup, e shumë të tjera;
“Pay Per View“: është shërbimi, i cili i mundëson Abonentit mundësinë për të parë evente apo kanale televizive të ndryshme nëpërmjet mënyrës “paguaj për të parë”;
“Riabonimi”: është mundësia që i jepet Abonentit, i cili në momentin e mbarimit të mund të përfitojë shërbimet e ofruara nga TIBO USA LLC duke paguar tarifën përkatëse.;
“Rrjeti/interneti“: është ura lidhëse, që përdoret për të naviguar në internet.
“Shërbimi“: janë të gjitha shërbimet që TIBO USA LLC ofron duke filluar nga ritransmetimi i kanaleve televizive, Video On Demand, Multivizion, Catchup, etj;
“Taksa e Abonimit”: janë shumat që Abonenti duhet t’i paguajë, si tarifa për të përfituar çdo shërbim te TIBO USA LLC;
“Territor“: është territori i Botës (territor shqiptar apo çdo territor tjetër) nga ku mund të aksesosh shërbimet TIBO USA LLC sipas legjislacionit respektiv, nga i cili Abonenti mund të shikojë kanalet televizivë dhe programet televizive sipas të gjitha kushteve;
“TIBO USA LLC“: është mbajtëse e License Number: 803144579, e lëshuar nga Michingan Department of Licensing, që operon në sektorin televiziv digjital me parapagesë dhe i ofron Abonentëve kanalet televizive dhe programet televizive, por edhe shumë shërbime të tjera nëpërmjet sistemit IPTV / OTT dhe aparat/dekoderit TIBO USA LLC.
“TIBO USA LLC Video on Demand“: është shërbimi që i jep mundësi Abonentit, të shikojë në momentin që ai dëshiron filma, dokumentarë, evente muzikore apo sportive, etj, tjera programe televizive në një galeri të organizuar në formën e videotekës personale.
“TIBO USA LLC Catch up“: është shërbimi që i jep mundësi Abonentit, të shikojë programet e kanaleve për ditët e kaluara.
“Pagesat Përsëritëse” janë pagesat ciklike mujore ose vjetore të cilat aktivizohen automatikisht sipas ciklit të zgjedhur nga Abonenti. Në rast zgjedhjeje të një plani me pagesa të përsëritura, Abonenti angazhohet të respektojë një kohëzgjatje minimale prej 36 muajsh, sipas kushteve të Nenit 4.8
Neni 2 – Përshkrimi i Shërbimit
TIBO USA LLC nëpërmjet platformës IPTV/OTT ofron shërbime duke filluar nga ritransmetimi i kanaleve televizive dhe programeve televizive, Video On Demand, mundësinë e përdorimit të kësaj platforme dhe në kompjuter, tablet, smartphone (TIBO USA LLC Multivizion), Smart TV, Set top Box (dekoder smart), Web TV, live Chat, server lojrash, social network më të përdorur, Catchup TV dhe aplikacione, që mund të shkarkohen sipas dëshirës.
Neni 3 – Aktivizimi i Shërbimit
3.1 TIBO USA LLC i jep mundësinë Abonentit të zgjedhe paketat që dëshiron përmes kombinimeve të ndryshme që TIBO USA LLC vë në dispozicion.
3.2. Abonenti për përdorimin e këtyre shërbimeve duhet:
- Të pranojë termat dhe kushtet në webin tibo.tv dhe ose të nënshkruajë një kontratë me TIBO USA LLC për shërbimin në platformën TIBO USA LLC Iptv/ OTT.
- Të zgjedhë midis pagesave të përsëritura mujore ose vjetore (me angazhim minimal 36 mujor për këto plane)…ose pagesave fikse me afat të përcaktuar shërbimi.
- Të ketë një lidhje të shpejtë interneti (+4Mbit/s)
- Të ketë një pajisje smart që suporton apliakcionet TIBO USA LLC ose të pajisjet me aparat/dekoder TIBO USA LLC Box.
3.3. Aktivizimi i shërbimit bëhet në momentin e pranimit të termave & kushteve dhe/ ose nënshkrimit të një kontrate me TIBO USA LLC duke zgjedhur një ose më shumë forma abonimi dhe duke kryer transaksionin e pagesës në një nga format e mëposhtme:
- Pikat e shitjes TIBO USA LLC
- Online në faqen elektronike www.tibo.tv
- Pranë rishitësve të autorizuar të TIBO USA LLC
- Pagesave online nëpërmjet PayPal/Braintree
- Nëpërmjet blerjes nga aplikacionet zyrtare të TIBO USA LLC
- Nëpërmjet telefonit duke kontaktuar shërbimin e klientit të TIBO USA LLC në kontaktet zyrtare.
3.4 TIBO USA LLC i jep mundësinë Abonentit të nënshkruaje dhe një kërkesë për refuzimin e shërbimit, në rast se për arsye të ndryshme shpreh kundërshtimin e tij për shërbimet. Abonenti mund paraqese një kërkesë me shkrim, ku shpjegon dhe arsyen e refuzimit të shërbimit brenda afatit kohor të përcaktuar duke kontaktuar me pikën e shitjes ku është pajisur me shërbimet apo pajisjet TIBO USA LLC. Kërkesa për refuzimin pranohet:
- në të gjitha pikat e shitjes të TIBO USA LLC;
- me e-mail në info@tibo.tv;
- në faqen elektronike tibo.tv;
- pranë distributorëve zyrtarë të TIBO USA LLC;
- Nëpërmjet CRRF (online form);
3.5 Çdo Abonent, në momentin e porosisë dhe ose pranimit të pajisjeve dhe apo abonimeve TIBO USA LLC, ka rënë dakord me kushtet e përgjithshme për marrjen e shërbimit të publikuara online nga shoqëria TIBO USA LLC.
.
Neni 4 – Pagesa dhe faturimi për shërbimet
4.1 Kërkesa për Abonim tregon:
- Paketat dhe kombinimin që Abonenti zgjedh;
- Marrëveshjet për kohëzgjatjen e abonimit që Abonenti zgjedh;
- Delegimin për personin e tretë që do të përdorë shërbimin/shërbimet;
4.2 Në momentin që kontrata përfundon, Abonenti për të bërë riabonimin duhet të paraqitet ne një nga pikat e shitjes TIBO USA LLC ose të vizitoje sitin web, mjafton të zgjedhë kombinimin e preferuar dhe do të përfitoje shërbimet e TIBO USA LLC.
4.3 TIBO USA LLC rezervon të drejtën për të ndryshuar çmimin e paketave dhe kombinimeve. Abonenti ka të drejtë të zgjidhë në mënyrë të menjëhershme kontratën me TIBO USA LLC, duke i dërguar TIBO USA LLC-s, brenda 7 (shtatë) ditëve një letër ku njofton mos pranimin e kushteve të reja. Nëse Abonenti nuk ushtron të drejtën e zgjidhjes se kontratës brenda afateve të përshkruara më sipër, kushtet e reja ekonomike konsiderohen të pranuara nga TIBO USA LLC dhe do të hyjnë në fuqi nga data e mbarimit të afatit prej 7 (shtate) ditëve te treguar më lart.
4.4 TIBO USA LLC ka të drejtë të urdhërojë pezullimin e Shërbimit në qoftë se informacioni i dhënë nga Abonenti ose nga i deleguari, në lidhje me pagesën me kartë krediti, nuk është korrekt, siç tregohet në Nenin 8.2 i cili vijon më poshtë.
4.5 Abonentit i jepet mundësia të ketë transparencë maksimale në lidhje me faturimin, në lidhje me kreditet e mbetura apo në lidhje me kontrollin e programeve, kanaleve televizive apo shërbimeve.
4.6 Për abonentët që kanë zgjedhur plane me pagesë përsëritëse mujore, rinovimi i shërbimit bëhet automatikisht duke mbajtur vlerën e dakordësuar mujore nga llogaria e abonentit. Abonenti rezervon të drejtën të tërhiqet në çdo kohë nga plani i pagesave përsëritëse mujore duke e anuluar shërbimin për muajin vijues.
4.7 Në rastet kur Abonenti ka zgjedhur një plan me pagesa të përsëritura dhe vendos ta ndërpresë përpara afatit minimal prej 36 muajsh, do të vijojë të paguajë shumën e mbetur sipas kushteve të nenit 4.8.
4.8 Pagesat e Përsëritura – Angazhim Minimal 36 Mujor
Nëse Abonenti zgjedh të aktivizojë një plan me pagesa të përsëritura mujore ose vjetore, ai pranon që kohëzgjatja minimale e qëndrimit në shërbim është 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj, që nga data e aktivizimit të shërbimit.
Në rast të ndërprerjes së njëanshme të abonimit nga ana e Abonentit përpara përfundimit të periudhës minimale 36 mujore, TIBO USA LLC rezervon të drejtën të vazhdojë të tërheqë pagesat mujore ose vjetore deri në përfundim të kësaj periudhe, sipas kushteve të planit të përzgjedhur nga Abonenti.
Ky rregull vlen për të gjitha planet që aktivizohen me opsionin e pagesës automatike (recurring payments) dhe është pjesë integrale e marrëveshjes mes palëve.
Shënim: Nëse keni zgjedhur të anuloni shërbimin, kjo do të bëhet efektive për muajin pasardhës dhe jo atë koherent duke ju dhënë mundësi të shikoni programacionin deri në fund të muajit për të cilin keni kryer pagesën. Gjithashtu ju nuk mund të pretendoni për kthim pagese për muajin të cilin keni aktivizuar shërbimin.
Neni 5 – Aparati/Dekoderi TIBO USA LLC Box dhe garancia
5.1 TIBO USA LLC nuk mban asnjë përgjegjësi për sa i përket rrjetit internet që Abonenti përdor. Për të pasur shërbimet e TIBO USA LLC, Abonenti duhet të ketë një linjë të pastër të lidhjes se internetit (+4Mbps).
5.2 TIBO USA LLC ofron garanci 12 (dymbëdhjetë) mujore për aparat/dekoderin TIBO USA LLC Box dhe ofron ndërrimin e aparatit/dekoderit për çdo problem që aparati/dekoderi TIBO USA LLC Box mund të ketë nga prodhimi.
Neni 6 – Kohëzgjatja e kontratës TIBO USA LLC dhe Tërheqja
6.1 Kohëzgjatja e kontratës TIBO USA LLC përcaktohet nga abonenti në momentin e abonimit.
6.1.1 Për planet me pagesa të përsëritura mujore ose vjetore, kohëzgjatja minimale e kontratës është 36 muaj. Ky kusht është i detyrueshëm dhe nuk mund të shmanget nëpërmjet ndërprerjes së njëanshme të shërbimit nga ana e Abonentit. Shih edhe Nenin 4.8.
6.2 Në momentin që Abonenti vendos të zgjidhe kontratën me TIBO USA LLC, do të aplikohet edhe formula e rimbursimit që konsiston:
- Kthimi i aparatit/dekoderit TIBO USA LLC Box duhet të bëhet brenda 7 (shtatë) ditëve duke kryer pagesën e 10% e çmimit të blerjes.
- Aparati/dekoderi TIBO USA LLC Box duhet të jetë i padëmtuar dhe i pajisur me të gjithë aksesorët përkatës.
- Nëse aparati/dekoderi kthehet i dëmtuar, atëherë Abonenti duhet të kompensojë të gjithë vlerën e aparatit/dekoderit TIBO USA LLC Box dhe vlerën e Abonimit.
*Pas kalimit të afatit të 7 (shtatë) ditëve nga marrja e aparatit/dekoderit TIBO USA LLC Box, Abonenti nuk ka të drejte ta kthejë atë.
6.3 Kontrata zgjidhet me pëlqimin e të dyja palëve brenda 7 ditëve duke iu përmbajtur nenit 6.2, por ajo mund të zgjidhet në mënyrë të njëanshme nga ana e TIBO USA LLC kur konstatohen veprime të ndaluara nga udhëzuesi i përdorimit të aparatit/dekoderit TIBO USA LLC Box apo veprime të kopjimit dhe të shkeljes së drejtës së autorit. Në raste të tilla TIBO USA LLC zgjidh kontratën në mënyrë të menjëhershme pa e njoftuar Abonentin. Kontrata përfundon gjithashtu në rast të prishjes së shoqërisë dhe likuidimit të saj.
Neni 7-Ulje dhe promocione
7.1 TIBO USA LLC rezervon të drejtën për të ofruar ulje apo promocione të veçanta për Abonentët në periudha kohore të ndryshme. Promocioni dhe uljet e ofruara nga TIBO USA LLC do të zgjasin sipas afateve dhe kushteve të komunikuara nga TIBO USA LLC.
7.2 Në momentin që këto promocione dhe ulje do të mbarojnë, të gjitha paketat, shërbimet dhe programet do të vazhdojnë të ofrohen me çmimet reale të përcaktuara nga TIBO USA LLC.
Neni 8 – Ndërprerja e Shërbimit
8.1 Ndërprerja e Shërbimit përcakton në mënyre automatike pamundësinë e Abonentit për të hyrë në Shërbimet që TIBO USA LLC ofron.
8.2 TIBO USA LLC rezervon të drejtën për të pezulluar shërbimin në rastet e mëposhtme:
- Në momentin që Abonenti nuk ka paguar riabonimin apo nuk ka kreditë të mjaftueshme për të përftuar shërbimet Video On Demand me pagesë.
- Në rast se Abonenti nuk e ka nënshkruar kontratën të vënë në dispozicion nga TIBO USA LLC apo nuk ka pranuar termat dhe kushtet e shërbimit
- Në qoftë se informacioni për të dhënat e Abonentit për kryerjen e pagesës me kartë krediti është i pasaktë.
8.3 Pezullimi i shërbimit mund të bëhet edhe për shkaqe natyrore ose për mos mbulim të drejtash territoriale, nëse legjislacioni i vendit ku banon Abonenti nuk lejon marrjen e sinjalit televiziv nëpërmjet TIBO USA LLC.
8.4 Nëse Abonenti kryen procesin e download me të njëjtën linjë interneti, që përdoret edhe për shërbimet, atëherë shërbimet mund të hasin probleme gjatë ritransmetimit.
Neni 9- Përmbushje e Shërbimit
9.1 Abonenti do të ketë mundësinë:
-Të përdorë Shërbimin brenda familjes dhe në shtëpi dhe nuk i lejohet të përhapë ose të shpërndajë, (qoftë për qëllime tregtare apo për fitim), ritransmetimin e programeve televizive, kanaleve televizive dhe shërbimet e ofruara nga TIBO USA LLC në ambiente publike (vende që synojnë mbledhjen e publikut duke përfshirë këtu edhe klube, restorante, qendra të llotarive sportive, hotele etj), përveçse në raste të një kontrate të posaçme të dhënë nga TIBO USA LLC;
-Të përdorë shërbimin vetëm nga Abonenti që ka nënshkruar Kontratën;
-Të njoftojë ndryshimin: (i) e adresës së Abonentit (ose të përdoruesit të tretë) tregohet në kërkesën për ofrimin e shërbimeve, (ii) të mjeti të pagesës dhe/ose çdo informacion i dhënë nga Abonenti ose nga personi i tretë i deleguar prej tij;
-Të përdorë shërbimet në përputhje me të drejtat e pronësisë intelektuale dhe / ose industriale të TIBO USA LLC. Ndalohet përdorimi çdo teksti, imazhi, video, përmbajtje informacioni, që vihet në dispozicion për Abonentin nëpërmjet Shërbimit TIBO USA LLC IPTV. Në rastin e shkeljes së mësipërme, Abonenti mban përgjegjësi për çdo humbje e dëm, duke marr përsipër dhe Shpenzimet për çështjet gjyqësore;
-Të parandalojë mundësinë që të miturit të shikojnë një program televiziv të ndaluar nga ligji ose shikueshmëria e të cilit nuk është i rekomanduar për mosha të mitura. Ky parandalim mund të bëhet përmes një kodi personal (password).
9.2 Për çdo shkelje të detyrimeve të ndërmarra nga Abonenti në lidhje me nenin 9.1 më sipër, TIBO USA LLC do të ketë të drejtë të kërkojë një dëmshpërblim nga Abonenti ose nga personi i tretë i deleguar prej tij, kundrejt gjobës bazë me dhjetëfishin e çmimit të një shërbimi vjetor ose ndryshe abonimi përfshirë kostot për aparatin/dekoderin TIBO USA LLC Box;
9.3 Abonenti pranon faktin se përdorimi i Shërbimit ose ndonjë pjesë e tij, mund të varet nga funksionimi i rrjetit të internetit.
Neni 10 – Cilësia e Shërbimit
TIBO USA LLC deklaron se nuk garanton cilësinë dhe vazhdimësinë e shërbimit nga ana teknike si dhe deklaron se nuk është përgjegjës për cilësinë e përkeqësuar të Shërbimit, nëse kjo varet nga:
- përdorimi i parregullt i aparatit/dekoderit;
- një mosfunksionim të aparatit/dekoderit;
- probleme lidhur me rrjetin e internetit të ofruar nga operatori i zgjedhur nga vet Abonenti;
- një kanal/ platformë apo burim shkëput sinjalin në mënyrë të njëanshme dhe ose ka përfunduar afati i bashkëpunimit me TIBO USA LLC.
Neni 11 – Ndryshimet në Shërbimin
11.1 Abonenti mund të kërkojë, në çdo kohë gjatë afatit të kontratës TIBO USA LLC IPTV, ndryshime të Shërbimit (kombinimeve te paketave), që shkakton rritje të tarifës.
11.2 Kërkesa për “rritje të tarifës” i parashtrohet TIBO USA LLC duke telefonuar në shërbimin ndaj klientit, duke u paraqitur ne pikat e shitjes TIBO USA LLC apo online në web.
Neni 12 – Ndërprerja e Shërbimit
12.1 TIBO USA LLC rezervon të drejtën të ndërpresë ri-trasmetinim e disa programeve televizive dhe/ose kanaleve televizive, të modifikoje dhe / ose të zvogëlojë numrin e orëve të transmetimit të çdo pakete dhe / ose të ndaloje shikimin e ndonjë pakete dhe/ose të Shërbimit. Në raste të tilla, TIBO USA LLC nuk merr përsipër të kthejë mbrapa kreditet e parapaguara por do të përpiqet maksimalisht që të rikthejë dhe ose zëvendësojë programet televizive dhe ose kanalet televizive dhe ose numrin e orëve të transmetimit. Në rast të ndërprerjes së transmetimit të një eventi live (një event sportiv i pezulluar për shkak të mjegullës apo për trazira) TIBO USA LLC nuk merr përsipër të kthejë mbrapa ‘’kreditet’’ e parapaguara për shikimin e këtji eventi nëpermjet shërbimit Pay per View.
12.2 TIBO USA LLC mund t’i ndërpresë shërbimet e tij në momentet, kur është e nevojshme ndërhyrja për mirëmbajtjen, rregullimin apo përmirësimin e tyre. Në të tilla raste TIBO USA LLC nuk do të dëmshpërblejë Abonentët e tij për ndërhyrjet e mundshme që do ndërmerren.
12.3 Ndërprerjet e shërbimeve, të parashikuara në nenin 12.2 nuk mbulojnë raste në të cilat Shërbimi nuk është i përdorshëm për arsyet e përcaktuara në nenin 12.4.
12.4 TIBO USA LLC nuk do të mbajë në asnjë mënyre përgjegjësi për çdo ndërprerje të shërbimeve, për vonesë, ose mosfunksionim të Shërbimit që lidhet me:
(i) rrjetin e internetin e ofruar nga operatorë të tjerë
(ii) aparatin/dekoderin e dëmtuar
Në këtë rast, do të zbatohen dispozitat e parashikuara në Kushtet e Përgjithshme të Shërbimit.
12.5 TIBO USA LLC deklaron se nuk mban përgjegjësi ndaj Abonentit për shkeljen e kushteve të Kontratës ose pamundësitë e përmbushjes së detyrimeve kontrakore, nëse këto e shkaktojnë rrethana të forcës madhore. Konsiderohen forca madhore: -Luftë (të shpallur ose jo),-Pandemi -Trazirat, -Sabotimi, -Fatkeqësitë natyrore, -Tërmetet, -Shpërthimet, zjarri, -Embargot tregtare, -Grevat, Aktet e autoriteteve shqiptare apo të huaja me fuqi ekzekutive, shkeljet e ligjeve nga ana e autoriteteve shtetërore apo personave të tjerë që ushtrojnë aktivitet në fushën televizive.
Neni 13 – Përmbajtja
13.1 TIBO USA LLC rezervon të drejtën për të kryer sondazhe me Abonentët e tij përsa i përket cilësisë e përmbajtjes të kanaleve televizive e programeve televizive, duke përdorur dhe mjetet elektronike për studimin e rrjetit të IP së Abonentit. Çdo iniciativë për studimin e shikueshmërisë personale të çdo Abonenti kryhet për arsyen e rritjes së Shërbimit dhe cilësisë së programeve televizive, që vetë Abonenti do të përfitojë.
13.2 Duke iu referuar përmbajtjeve të paketave, që ofrojnë evente të futbollit dhe/ose sportive, këto paketa mund të jenë subjekt variacioni, duke u bazuar në të drejtat ekskluzive që TIBO USA LLC do të zotërojë në fillim apo gjatë çdo sezoni të futbollit dhe/ose kampionate sportive.
Neni 14 – Ndryshimet e Kushteve të Përgjithshme të TIBO USA LLC
TIBO USA LLC rezervon të drejtën ekskluzive që të ndryshojë përmbajtjen të Kushteve të Përgjithshme të ofrimit të shërbimeve.
Kushtet e përgjithshme të ofrimit të shërbimeve TIBO USA LLC janë të publikuara online në https://www.tibo.tv/kushtet-e-pergjithshme/
Neni 15 – Mbrojtja e të miturve
15.1 Abonenti ka të drejtë që të pengojë përdorimin e Shërbimit nëpërmjet aktivizimit të funksionit të quajtur “Mbrojtja prindërore” i pranishëm në aplikacionet TIBO USA LLC. Ky funksion mund të aktivizohet përmes përdorimit të një kodi të fshehtë personal (kodi pin ose kodi adult), i cili do t’i komunikohet Abonentit me kërkesën e tij.
15.2 Abonenti duhet të ruajë kodin e fshehtë personal. Ne çdo rast të humbjes apo harresës të kodit të fshehtë personal TIBO USA LLC ia vendos në dispozicion Abonentit, pas marrjes së kërkesës së Abonentit, e cila mund të jetë me shkrim ose mund të dërgohet në rrugë elektronike në adresën e e-mail: info@tibo.tv.
Neni 16 – Shërbimi ndaj Abonentit
16.1 TIBO USA LLC angazhohet për ofrimin e ndihmës për Abonentet, nëpërmjet strukturës së tij të Kujdesit për Klientin: -informacione komerciale dhe përmbajtjen e Shërbimit; -informacion administrativ dhe gjendja e krediteve;
16.2 TIBO USA LLC vë në dispozicion të Abonentit mënyrat për të kontaktuar në: -www.tibo.tv aktiv 24 orë në ditë, 7 ditë në javë; -E-mail: info@tibo.tv -Tel: 044314444/ Mob:: 068 908 2244/067 600 6767 -Skype: TIBO USA LLCiptv
TIBO USA LLC do të ofrojë shërbimin ndaj Abonentit edhe nëpërmjet sistemit të komunikimit online me një operator të TIBO USA LLC.
16.3 Për çdo rast që lidhet me probleme të ndryshme me rrjetin e internetit, Abonenti është i këshilluar të njoftojë operatorin që ofron rrjetin e internetit, pasi TIBO USA LLC nuk mban asnjë përgjegjësi.
Neni 17 – Informacioni për Abonentin
Kushtet e përgjithshme dhe çdo informacion tjetër në lidhje me përmbajtjen, karakteristikat, çmimet e paketave dhe kombinimeve apo promocionet do të publikohen në faqen elektronike www.tibo.tv.
Neni 18 – Privatesia
Të dhënat personale të Abonentit të marra dhe të nevojshme për nënshkrimin e Kontratës, do të trajtohen dhe do të përpunohen, duke u bazuar në Ligjin Nr. 9887, date 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, ndyshuar me ligjin nr.48/2012. Duke u bazuar në Ligjin Nr.9887, datë10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, ndryshuar me ligjin 48/2012, TIBO USA LLC deklaron se të dhënat personale të Abonentit do të trajtohen e do të përpunohen nga TIBO USA LLC nëpërmjet instrumenteve manuale dhe elektronike, brenda dhe jashtë vendit duke u bazuar në Ligjin Nr.9887, date 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, ndryshuar me ligjin 48/2012.
Trajtimi dhe përpunimi i këtyre të dhënave kryhet Sipas Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) e cila ka hyrë në fuqi me efekte të plota më 25 Maj 2018.
Shërbimet TIBO ofrohen vetëm për qytetarët me kombësi shqiptare, si edhe për qytetar të huaj në vizitë ose rezident brenda territorit të Shqipërisë dhe Kosovës. / Awareness: TIBO services are offered only to citizens of Albanian nationality, as well as to foreign citizens visiting or residing within the territory of Albania and Kosovo.
Abonenti, me pranimin e produkteve dhe shërbimeve TIBO, me vullnet të lirë pranon se mban përgjegjësi të plotë për përdorimin e pajisjeve dhe abonimeve në aplikacionet TiBO në përputhje me Kushtet për marrjen e shërbimit, të publikuara nga Shoqëria “TIBO” sh.p.k:
Abonenti deklaron se është me kombësi Shqiptare dhe se pajisjet dhe abonimet në aplikacionet TiBO do të përdoren prej tij në mënyrë të përshtatshme, pa e dëmtuar dhe pa e përdorur në ambiente publike në mënyrë të paautorizuar nga legjislacionet në fuqi të shteteve përkatëse.
Kujtojme se vetëdeklarimi i rreme eshte nje krim qe ndiqet penalisht.
Përdorimi privat i pajisjeve apo aplikacioneve TiBO prej Abonentit në ambiente personale është i autorizuar, gjithmonë duke patur kujdes që përmbajtja e programeve televizivë të mos cënojë të drejtat e mbrojtura nga legjislacioni i shteteve përkatese, në territorin e të cilëve përdoren pajisjet apo abonimet TiBO.
Kushtet e zgjeruara të përdorimit të produkteve dhe shërbimeve TiBO gjenden të publikuara online në https://www.tibo.tv/kushtet-e-pergjithshme/ ndërsa kushtet e privatësisë sipas Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) e cila ka hyrë në fuqi me efekte të plota më 25 Maj 2018, gjenden të publikuara online në www.tibo.tv/kushtet-e-privatesise
Neni 1–Përkufizime
“Abonenti TIBO“: janë të gjithë individët, personat fizikë dhe juridikë me kombësi shqiptare dhe ose resident në territorin e Shqipërisë, që abonohen në shërbimet e TiBO, për të bërë të mundur përfitimin e shërbimit IPTV/OTT vetëm për përdorim vetjak;
“Pajisjet TiBO” përfshijnë: aparatin/dekoderin me të cilin TiBO ofron shërbimet dhe ritransmetimin e kanaleve televizivë apo programeve televizive. Aparati vihet në dispozicion për Abonentin dhe funksionon nëpërmjet lidhjes me internet.
“Aplikacionet TiBO” përfshijnë të gjitha programet me emrin dhe pronësinë TiBO në dyqanet e aplikacioneve online për servirjen e shërbimeve televizive në të gjitha pajisjet që mundësojnë shërbime televizive OTT.
“Kostoja e operatorit“: janë shpenzimet manaxheriale, administrative, logjistike dhe komerciale të drejtpërdrejta dhe të tërthorta, që TiBO i kërkon Abonentit në momentin e nënshkrimit të Kontratës; “Kushtet e përgjithshme“: janë kushtet që rregullojnë dhe shërbejnë për mirëmbajtjen e marrëdhënies midis Abonentit dhe TiBO;
“Paketa“: është tërësia e përmbajtjes së ofruar në një mënyrë të koordinuar të programeve televizive e të kanaleve televizive nga TiBO si pjesë e Shërbimit;
“Platforma IPTV/OTT“: është infrastruktura teknike e ofruar nga TiBO, që përfshin ri-transmetimin e kanaleve televizive kombëtare dhe/ose ndërkombëtare, Video On Demand, Multivizion , Catchup, e shumë të tjera;
“Pay Per View“: është shërbimi, i cili i mundëson Abonentit mundësinë për të parë evente apo kanale televizive të ndryshme nëpërmjet mënyrës “paguaj për të parë”;
“Riabonimi”: është mundësia që i jepet Abonentit, i cili në momentin e mbarimit të mund të përfitojë shërbimet e ofruara nga TiBO duke paguar tarifën përkatëse.;
“Rrjeti/interneti“: është ura lidhëse, që përdoret për të naviguar ne internet.
“Shërbimi“: janë të gjitha shërbimet që TiBO ofron duke filluar nga ritransmetimi i kanaleve televizive, Video On Demand, Multivizion, Catchup, etj;
“Taksa e Abonimit”: janë shumat që Abonenti duhet t’i paguaje, si tarifa për të përfituar çdo shërbim te TiBO;
“Territor“: është territori i Botës, nga i cili Abonenti mund të shikojë kanalet televizivë dhe programet televizive sipas të gjtiha kushteve;
“TiBO sh.p.k“: është shoqëria tregtare, që është e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit te Republikes së Shqipërise në datën 8 Maj 2013, është mbajtëse e NIPT-it L31708013Q, që operon në sektorin televiziv digital me parapagesë dhe i ofron Abonentëve kanalet televizive dhe programet televizive, por edhe shumë shërbime të tjera nëpërmjet sistemit IPTV / OTT dhe aparat/dekoderit TiBO.
“TiBO Video on Demand“: është shërbimi që i jep mundësi Abonentit, të shikojë në momentin që ai dëshiron filma, dokumentarë, evente muzikore apo sportive, etj, tjera programe televizive në një galeri të organizuar në formën e videotekës personale.
“TiBO Catch up“: është shërbimi që i jep mundësi Abonentit, të shikojë programet e kanaleve për ditët e kaluara.
Neni 2-Përshkrimi i Shërbimit
TiBO nëpërmjet platformës IPTV/OTT ofron shërbime duke filluar nga ritransmetimi i kanaleve televizive dhe programeve televizive, Video On Demand, mundësinë e përdorimit të kësaj platforme dhe në kompjuter, tablet, smartphone (TiBO Multivizion), Web TV, live Chat, server lojrash, social network më të përdorur, catchup TV dhe aplikacione, që mund të shkarkohen sipas dëshirës.
Neni 3–Aktivizimi i Shërbimit
3.1 TiBO i jep mundësinë Abonentit të zgjedhe paketat që dëshiron përmes kombinimeve të ndryshme që TiBO vë në dispozicion.
3.2 Abonenti për përdorimin e këtyre shërbimeve duhet:
- të nënshkruajë një kontratë me TiBO për platformën TiBO IPTV;
- të ketë një lidhje te shpejtë interneti (+4Mbit/s);
- të ketë një pajisje smart që suporton apliakcionet TiBO ose të pajisjet me aparat/dekoder TiBO Box;
3.3 Aktivizimi i shërbimit bëhet në momentin e nënshkrimit të Kontratës së Abonimit dhe mund të bëhet pranë:
- pikave të shitjes TiBO;
- on line nefaqen elektronike www.tibo.tv;
- pranë distributorëve zyrtarë TiBO;
- telefonit duke telefonuar shërbimin ndaj klientit;
3.4 TiBO i jep mundësinë Abonentit të nënshkruaje dhe një kërkesë për refuzimin e shërbimit, në rast se për arsye të ndryshme shpreh kundërshtimin e tij për shërbimet. Abonenti mund paraqese një kërkesë me shkrim, ku shpjegon dhe arsyen e refuzimit të shërbimit brenda afatit kohor të përcaktuar duke kontaktuar me pikën e shitjes ku është pajisur me shërbimet apo pajisjet TiBO Kërkesa për refuzimin pranohet:
- në të gjitha pikat e shitjes të TiBO;
- me e-mail në info@tibo.tv;
- në faqen elektronike tibo.tv;
- pranë distributorëve zyrtarë të TIBO;
3.5 Çdo Abonent, në momentin e pranimit e pajisjeve dhe apo abonimeve TiBO, ka rënë dakord me kushtet e përgjithshme për marrjen e shërbimit të publikuara online nga shoqëria TiBO SHPK.
.
Neni 4– Pagesa dhe faturimi për shërbimet
4.1 Kërkesa për Abonim tregon:
- Paketat dhe kombinimin që Abonenti zgjedh;
- Marrëveshjet për kohëzgjatjen e abonimit që Abonenti zgjedh;
- Delegimin për personin e tretë që do të përdorë shërbimin/shërbimet;
4.2 Në momentin që kontrata përfundon, Abonenti për të bërë riabonimin duhet të paraqitet ne një nga pikat e shitjes TiBO ose të vizitoje sitin web, mjafton të zgjedhë kombinimin e preferuar dhe do të përfitoje shërbimet e TiBO.
4.3 TiBO rezervon të drejtën për të ndryshuar çmimin e paketave dhe kombinimeve, duke e njoftuar Abonentin, nëpërmjet njoftimit me shkrim. Abonenti ka të drejtë të zgjidhë në mënyrë të menjëhershme kontratën me TiBO, duke i dërguar TiBO, brenda 7 (shtate) ditëve nga marrja e njoftimit me shkrim, një letër ku njofton mos pranimin e kushteve të reja. Nëse Abonenti nuk ushtron të drejtën e zgjidhjes se kontratës brenda afateve të përshkruara më sipër, kushtet e reja ekonomike konsiderohen të pranuara nga TiBO dhe do të hyjnë në fuqi nga data e mbarimit të afatit prej 7 (shtate) ditëve te treguar më lart.
4.4 TiBO ka të drejtë të urdhërojë pezullimin e Shërbimit në qoftë se informacioni i dhënë nga Abonenti ose nga i deleguari, në lidhje me pagesën me kartë krediti, nuk është korrekt, siç tregohet në Nenin 8.2 i cili vijon më poshtë.
4.5 Abonentit i jepet mundësia të ketë trasparencë maksimale ne lidhje me faturimin, ne lidhje me kreditet e mbetura apo në lidhje me kontrollin e programeve, kanaleve televizive apo shërbimeve.
Neni 5 – Aparati/Dekoderi TiBO Box dhe garancia
5.1 TiBO nuk mban asnjë përgjegjësi për sa i përket rrjetit internet që Abonenti përdor. Për të pasur shërbimet e TiBO, Abonenti duhet të ketë një linjë të pastër të lidhjes se internetit (+4Mbps).
5.2 TiBO ofron garanci 12 (dymbëdhjetë) mujore për aparat/dekoderin TiBO Box dhe ofron ndërrimin e aparatit/dekoderit për çdo problem që aparati/dekoderi TiBO Box mund të ketë nga prodhimi.
Neni 6-Kohëzgjatja e kontratës TiBO dhe Tërheqja
6.1 Kohëzgjatja e kontratës TiBO përcaktohet nga abonenti në momentin e abonimit.
6.2 Në momentin që Abonenti vendos të zgjidhe kontratën me TiBO, do të aplikohet edhe formula e rimbursimit që konsiston:
- Kthimi i aparatit/dekoderit TiBO Box duhet të bëhet brenda 7 (shtatë) ditëve duke kryer pagesën e 10% e çmimit tëblerjes.
- Aparati/dekoderi TiBO Box duhet të jete i padëmtuar dhe I pajisur me të gjithëaksesorëtpërkatës.
- Nëse aparati/dekoderi kthehet i dëmtuar, atëherë Abonenti duhet të kompensojë të gjithë vlerën e aparatit/dekoderit TiBO Box dhe vlerën e Abonimit. *Pas kalimit te afatit te 7 (shtate) ditëve nga marrja e aparatit/dekoderit TiBO Box, Abonenti nuk ka të drejte ta kthejë atë.
6.3 Kontrata zgjidhet me pëlqimin e të dyja palëve brenda 7 ditëve duke iu përmbajtur nenit 6.2, por ajo mund të zgjidhet në mënyrë të njëanshme nga ana e TiBO kur konstatohen veprime të ndaluara nga udhëzuesi i përdorimit të aparatit/dekoderit TiBO Box apo veprime të kopjimit dhe të shkeljes së drejtës së autorit. Në raste të tilla TiBO zgjidh kontratën në mënyrë të menjëhershme pa e njoftuar Abonentin. Kontrata përfundon gjithashtu në rast të prishjes së shoqërisë dhe likuidimit të saj.
Neni 7-Ulje dhe promocione
7.1 TiBO rezervon të drejtën për të ofruar ulje apo promocione të veçanta për Abonentët në periudha kohore të ndryshme. Promocioni dhe uljet e ofruara nga TiBO do të zgjasin sipas afateve dhe kushteve të komunikuara nga TiBO.
7.2 Në momentin që këto promocione dhe ulje do të mbarojnë, të gjitha paketat, shërbimet dhe programet do të vazhdojnë te ofrohen me çmimet reale të përcaktuara nga TiBO.
Neni 8 – Ndërpreja e Shërbimit
8.1 Ndërprerja e Shërbimit përcakton në mënyre automatike pamundësinë e Abonentit për të hyrë në Shërbimet që TiBO ofron.
8.2 TiBO rezervon të drejtën për të pezulluar shërbimin në rastet e mëposhtme:
- Në momentin që Abonenti nuk ka paguar riabonimin apo nuk ka kreditë të mjaftueshme për të përftuar shërbimet Video On Demand me pagesë.
- Në rast se Abonenti nuk e ka nënshkruar kontratën të vënë në dispozicion nga TiBO.
- Në qoftë se informacioni për të dhënat e Abonentit për kryerjen e pagesës me kartë krediti është i pasaktë.
8.3 Pezullimi i shërbimit mund të bëhet edhe për shkaqe natyrore ose për mos mbulim të drejtash territoriale, nëse legjislacioni i vendit ku banon Abonenti nuk lejon marrjen e sinjalit televiziv nëpërmjet TiBO.
8.4 Nëse Abonenti kryen procesin e download me të njëjtën linjë interneti, qe përdoret edhe për shërbimet, atëherë shërbimet mund të hasin probleme gjatë ritransmetimit.
Neni 9- Përmbushje e Shërbimit
9.1 Abonenti do të ketë mundësinë:
-Të përdori Shërbimin brenda familjes dhe në shtëpi dhe nuk i lejohet të përhapë ose të shpërndajë, (qoftë për qëllime tregtare apo për fitim), ritransmetimin e programeve televizive, kanaleve televizive dhe shërbimet e ofruara nga TiBO në ambiente publike (vende që synojnë mbledhjen e publikut duke përfshirë këtu edhe klube, restorante, qendra të llotarive sportive, hotele etj), përveçse në raste të një kontrate të posaçme të dhënë nga TiBO;
-Të përdorë shërbimin vetëm nga Abonenti që ka nënshkruar Kontratën;
-Të njoftojë ndryshimin: (i) e adresës së Abonentit (ose të përdoruesit të tretë) tregohet në kërkesën për ofrimin e shërbimeve, (ii) të mjeti të pagesës dhe/ose çdo informacion i dhënë nga Abonenti ose nga personi i tretë i deleguar prej tij;
-Të përdori shërbimet në përputhje me të drejtat e pronësisë intelektuale dhe / ose industriale të TiBO. Ndalohet çdo përdorimi çdo teksti, imazhi, video, përmbajtje informacioni, që vihet në dispozicion për Abonentin nëpërmjet Shërbimit TiBO IPTV. Në rastin e shkeljes së mësipërme, Abonenti mban përgjegjësi për çdo humbje e dëm, duke marr përsipër dhe Shpenzimet për çështjet gjyqësore;
-Të parandalojë mundësinë që të miturit të shikojnë një program televiziv të ndaluar nga ligji ose shikueshmëria e të cilit nuk është i rekomanduar për mosha të mitura. Ky parandalim mund të bëhet përmes një kodi personal (password).
9.2 Për çdo shkelje të detyrimeve të ndërmarra nga Abonenti në lidhje me nenin 9.1 më sipër, TiBO do të ketë të drejtë të kërkojë një dëmshpërblim nga Abonenti ose nga personi i tretë i deleguar prej tij, kundrejt gjobës bazë me dhjetëfishin e çmimit të një shërbimi vjetor ose ndryshe abonimi përfshirë kostot për aparatin/dekoderin TiBO Box;
9.3 Abonenti pranon faktin se përdorimi i Shërbimit ose ndonjë pjese e tij, mund të varet nga funksionimi i rrjetit të internetit.
Neni 10 – Cilësia e Shërbimit
TiBO deklaron se nuk garanton cilësinë dhe vazhdimësinë e shërbimit nga ana teknike si dhe deklaron se nuk është përgjegjës për cilësinë e përkeqësuar të Shërbimit, nëse kjo varet nga:
- përdorimi i parregullt i aparatit/dekoderit;
- një mosfunksionim të aparatit/dekoderit;
- probleme lidhur me rrjetin e internetit të ofruar nga operatori i zgjedhur nga vet Abonenti;
- një kanal/ platformë apo burim shkëput sinjalin në mënyrë të njëanshme dhe ose ka përfunduar afati i bashkëpunimit me TiBO.
Neni 11 – Ndryshimet në Shërbimin
11.1 Abonenti mund të kërkojë, në çdo kohë gjatë afatit të kontratës TiBO IPTV, ndryshime të Shërbimit (kombinimeve te paketave), që shkakton rritje të tarifës.
11.2 Kërkesa për “rritje të tarifës” i parashtrohet TiBO duke telefonuar në shërbimin ndaj klientit, duke u paraqitur ne pikat e shitjes TiBO apo on line në web.
Neni 12 – Ndërprerja e Shërbimit
12.1 TiBO rezervon të drejtën të ndërpresë ri-trasmetinim e disa programeve televizive dhe/ose kanaleve televizive, të modifikoje dhe / ose të zvogëlojë numrin e orëve të transmetimit të çdo pakete dhe / ose të ndaloje shikimin e ndonjë pakete dhe/ose të Shërbimit. Në raste të tilla, Abonenti do të informohet nëpërmjet një komunikate të bërë nga TiBO. Në rast të ndërprerjes së transmetimit të një eventi live (një event sportiv i pezulluar për shkak të mjegullës apo për trazira) TiBO nuk merr përsipër të kthej mbrapa ‘’kreditet’’ e parapaguara për shikimin e këtji eventi nëpermjet shërbimit Pay per View.
12.2 TiBO mund t’i ndërpresë shërbimet e tij në momentet, kur është e nevojshme ndërhyrja për mirëmbajtjen, rregullimin apo përmirësimin e tyre. Në të tilla raste TiBO do te njoftojë Abonentët e tij për ndërhyrjet e mundshmeqë do ndërmerren.
12.3 Ndërprerjet e shërbimeve, të parashikuara në nenin 12.2 nuk mbulojnë raste në të cilat Shërbimi nuk është i përdorshëm për arsyet e përcaktuara në nenin 12.4.
12.4 TiBO nuk do të mbajë në asnjë mënyre përgjegjësi për çdo ndërprerje të shërbimeve, për vonesë, ose mosfunksionim të Shërbimit që lidhet me:
(i) rrjetin e internetin e ofruar nga operatorë të tjerë
(ii) aparatin/dekoderin e dëmtuar
Në këtë rast, do të zbatohen dispozitat e parashikuara ne Kushtet e Përgjithshme të Shërbimit.
12.5 TiBO deklaron se nuk mban përgjegjësi ndaj Abonentit për shkeljen e kushteve të Kontratës ose pamundësitë e përmbushjes së detyrimeve kontrakore, nëse këto e shkaktojnë rrethana të forcës madhore. Konsiderohen forca madhore: -Luftë (të shpallur ose jo), -Trazirat, -Sabotimi, -Fatkeqësitë natyrore, -Tërmetet, -Shpërthimet, zjarri, -Embargot tregtare, -Grevat, Aktet e autoriteteve shqiptare apo të huaja me fuqi ekzekutive, shkeljet e ligjeve nga ana e autoriteteve shtetërore apo personave të tjerë që ushtrojnë aktivitet në fushën televizive.
Neni 13 – Përmbajtja
13.1 TiBO rezervon të drejtën për të kryer sondazhe me Abonentët e tij përsa i përket cilësisë e përmbajtjes të kanaleve televizive e programeve televizive, duke përdorur dhe mjetet elektronike për studimin e rrjetit të IP së Abonentit. Çdo iniciativë për studimin e shikueshmërisë personale të çdo Abonenti kryhet për arsyen e rritjes së Shërbimit dhe cilësisë së programeve televizive, që vetë Abonentido të përfitojë.
13.2 Duke iu referuar përmbajtjeve të paketave, që ofrojnë evente të futbollit dhe/ose sportive, këto paketa mund të jenë subjekt variacioni, duke u bazuar në të drejtat ekskluzive që TiBO do të zotërojë në fillim apo gjatë çdo sezoni të futbollit dhe/ose kampionate sportive.
Neni 14 – Ndryshimet e Kushtevete Përgjithsme të TiBO
TiBO rezervon të drejtën ekskluzive që të ndryshojë përmbajtjen të Kushteve të Përgjithshme të ofrimit të shërbimeve.
Kushtet e përgjithshme të ofrimit të shërbimeve TiBO janë të publikuara online në https://www.tibo.tv/kushtet-e-pergjithshme/
Neni 15 – Mbrojtja e të miturve
15.1 Abonenti ka të drejtë që të pengojë përdorimin e Shërbimit nëpërmjet aktivizimit të funksionit të quajtur “Mbrojtja prindërore” i pranishëm në aplikacionet TiBO. Ky funksion mund te aktivizohet përmes përdorimit të një kodi të fshehtë personal (kodi pin ose kodi adult), i cili do t’i komunikohet Abonentit me kërkesën e tij.
15.2 Abonenti duhet të ruajë kodin e fshehtë personal. Ne çdo rast të humbjes apo harresës të kodit te fshehte personal TiBO ia vendos ne dispozicion Abonentit, pasmarrjes se kërkesës se Abonentit, e cila mund te teje me shkrim ose mund te dërgohet ne rruge elektronike në adresën e e-mail: info@tibo.tv.
Neni 16 – Shërbimi ndaj Abonentit
16.1 TiBO angazhohet për ofrimin e ndihmës për Abonentet, nëpërmjet strukturës së tij të Kujdesit për Klientin: -informacione komerciale dhe përmbajtjen e Shërbimit; -informacion administrativ dhe gjendja e krediteve;
16.2 TiBO vë në dispozicion të Abonentit mënyrat për të kontaktuar në: -www.tibo.tv aktiv 24 orë në ditë, 7 ditë në javë; -E-mail: info@tibo.tv -Tel: 044314444/ Mob:: 068 908 2244/067 600 6767 -Skype: tiboiptv
TiBO do të ofrojë shërbimin ndaj Abonentit edhe nëpërmjet sistemit të komunikimiton line me një operator të TiBO.
16.3 Për çdo rast që lidhet me probleme të ndryshme me rrjetin e internetit, Abonenti është i këshilluar te njoftoje operatorin që ofron rrjetin e internetit, pasi TiBO nuk mban asnjë përgjegjësi.
Neni 17 – Informacioni për Abonentin
Kushtet e përgjithshme dhe çdo informacion tjetër në lidhje me përmbajtjen, karakteristikat, çmimet e paketave dhe kombinimeve apo promocionet do të publikohen në faqen elektronike www.tibo.tv.
Neni 18 – Privatesia
Të dhënat personale të Abonentit të marra dhe të nevojshme për nënshkrimin e Kontratës, do të trajtohen dhe do të përpunohen, duke u bazuar në Ligjin Nr. 9887, date 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, ndyshuar me ligjin nr.48/2012. Duke u bazuar në Ligjin Nr.9887, datë10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, ndryshuar me ligjin 48/2012, TiBO deklaron se të dhënat personale të Abonentit do të trajtohen e do të përpunohen nga TiBO nëpërmjet instrumenteve manuale dhe elektronike, brenda dhe jashtë vendit duke u bazuar në Ligjin Nr.9887, date 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, ndryshuar me ligjin 48/2012.
Trajtimi dhe përpunimi i këtyre të dhënave kryhet Sipas Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) e cila ka hyrë në fuqi me efekte të plota më 25 Maj 2018.
TiBO ofron aktualisht edhe dhjetëra kanale “Time Shift” të listuar në menynë e LIVE TV, me program të spostuar në kohë me 6 orë duke mundësuar perceptimin “in time” për Shqiptarët e kontinenteve të tjera
Nëse doni të hiqni ndonjë kanal nga lista e kanaleve Favorite, ndiqni të njëjtën procedurë.
Tek kategoria e plotë (all categories), hapni kanalin e përzgjedhur si Favorite.
Klikoni butonin OK mbi kanal.
Hiqni shënjimin dhe gjithçka kthehet si më parë.
Hapni kanalin që doni të vendosni Favorite.
Shtypni butonin OK dhe shenjoni (ticket) kuadratin Favorite. Tashmë kanali i përzgjedhur shtohet në listën e kanaleve Favorite.
Pajisja super interaktive TIBO ju jep mundësi pa fund për të mos qenë i kushtëzuar nga koha në jetën tuaj të përditshme. Doni të shkoni në dhomën tjetër, apo keni një telefonatë për të bërë dhe po transmetohet programi juaj i preferuar? Me anë të komandës STOP/PLAY ju mund të ndaloni dhe filloni një program live kur ju dëshironi!
Ndërsa jeni duke ndjekur një kanal televiziv çfarëdo, shtypni OK.
Poshtë ekranit do të shfaqen 4 kuadrate të vogla, shënjoni kuadratin e parë për të bërë Pause.
Nëse doni të rifillojë program aty ku e keni lënë, klikoni sërish OK, mbi butonin Pause për të bërë Play.
Nëse doni që program të vazhdojë në kohë reale, mjafton të ndërroni kanal dhe të riktheheni sërish.
Ka disa mënyra për të gjetur një kanal në LIVE TV:
Lëviz me butonat lartë dhe poshtë të cilët të hapin menjëherë kanalin ngjitur.
Lëviz me butonat majtas djathtas të cilët të shfaqin listën e kanaleve horizontalisht poshtë dhe pastaj ju zgjidhni se tek cili kanal do të qëndroni duke përdorur opsionin mouse për më shumë shpejtësi.
Shtyp butonin MENU dhe të shfaqet lista e plotë e kanaleve sipas kategorive kryesore. Zgjidh kategorinë pastaj kliko mbi kanalin e preferuar.
Formo numrin kanalit direkt.
Në çdo kanal kur hap EPG me butonin në telekomandë… mund të kërkosh një tjetër program që është në transmetim direkt në atë moment dhe sapo klikon OK kalon tek kanali që transmeton atë program.
TiBO IPTV transmeton kanalet e veta eksluzive të mbushura me filma, seriale, dokumentarë dhe programe për fëmijë, kanalet shqiptare të rajonit, kanale tematike dhe gjeneraliste me përmbajtje të dedikuar dhe të përshtatur në Shqip, prodhime shqiptare dhe ndërkombëtare, lajme nga vendi dhe rajoni si dhe evente speciale Live.
Shërbimi TiBO mobile TV mund të përdoret në të gjitha pajisjet mobile/tablet me sistem operativ IOS mbi 8 apo Android, duke e transferuar nga njëra pajisje në tjetrën përmes opsioneve Log in (hyrje) dhe Log Out (dalje).
Pasi të shkarkoni aplikacionin TiBO mobile TV në pajisjen tuaj, hapni faqen “SIGN UP” dhe bëni regjistrimin e të dhënave tuaja për të përfituar abonim 1 ditë FALAS dhe më pas do të pajiseni me një username dhe password nëpërmjet emailit që keni regjistruar. Ju mund të bëni abonimin online në https://www.tibo.tv/bli/product-category/mobile-tv/ dhe në çdo pikë shitjeje TiBO këtu https://www.tibo.tv/dyqanet/distributor/
Po, kontaktoni në çdo kohë me Shërbimin ndaj Klientit TiBO, online në www.tibo.tv
Po, blerjen mund ta kryeni në www.tibo.tv/bli
Ju mund të regjistroheni brenda në aplikacion për të përfituar 1 ditë abonim FALAS. TiBO mobile TV ofrohet me abonime mujore të parapaguara me vlerë €6.99 ose kontrata 12 mujore me parapagim me vlerë €59.99 të cilat mund të blihen online në https://www.tibo.tv/bli/product-category/mobile-tv/ dhe në çdo pikë shitjeje TiBO këtu https://www.tibo.tv/dyqanet/distributor/
• Mbi 100 kanale TV Live me kanale ekskluzive, filma, dokumentarë, muzikë, lajme dhe programe për fëmijë.
• Të gjitha ligat më elitare sportive.
• Mbi 3000 filma, me titra shqip dhe anglisht, në TIBO FLIX.
Po. Shërbimi mobile TV mundësohët edhe për disa telefona Blackberry me sistem operativ Android. Telefonat Blackberry mund të variojnë për nga madhësia dhe formati i ekranit, çka mund të ndikojë në cilësinë e perceptuar të videos.
- Nëse nuk e keni bërë ende abonimin e shërbimit mobile TV, atëherë abonohuni online në www.tibo.tv/bli ose në pikat e distributorëve tanë.
- Të dhënat e abonimit mobile TV “Përdorues” dhe “Fjalëkalim” do t’ju dërgohen me SMS.
Po, TiBO mobile TV mundësohet për çdo telefon apo tablet Android
- Aplikacioni TiBO mobile TV shkarkohet FALAS nga Google Store.
- Nëse nuk e keni bërë ende abonimin e shërbimit mobile TV, atëherë abonohuni online në www.tibo.tv/bli ose në pikat e distributorëve tanë.
- Të dhënat e abonimit mobile TV “Përdorues” dhe “Fjalëkalim” do t’ju dërgohen me SMS.
Po, TiBO mobile TV mundësohet për Iphone dhe Ipad me sistem operativ IOS 8 e sipër.
- Aplikacioni TiBO mobile TV shkarkohet FALAS nga APP Store.
- Nëse nuk e keni bërë ende abonimin e shërbimit mobile TV, atëherë abonohuni online në www.tibo.tv/bli ose në pikat e distributorëve tanë.
- Të dhënat e abonimit Mobile TV “Përdorues” dhe “Fjalëkalim” do t’ju dërgohen me SMS.
Po, për sa kohë keni shërbim interneti në pajisjen tuaj(smartphone/tablet), ky shërbim funksionon kudo që të jeni.
Ky aplikacion aktualisht mundësohet në cdo pajisje mobile apo tablet(iOS,Android). Së shpejti do të jetë i mundur edhe në PC apo laptop.
Po, shërbimi mobile TV funksionon me internet 3G/4G, por ne ju sugjerojmë të përdorni WiFi në mënyrë që të mos konsumoni paketën e operatorit tuaj telefonik.
PO, ju duhet të keni patjetër akses në internet, qoftë WiFi apo 3G/4G POR këshillohet lidhje me WI-Fi për të evituar konsumin e paketës individuale të internetit.
Për të përdorur shërbimin për mobile, mjafton të kesh një smartphone ose tablet me sistem operativ Android, iOS ose Blackberry Android. Instaloni (shkarkoni nga App Store apo Play Store) aplikacionin TiBO mobile TV. Ju mund të regjistroheni brenda në aplikacion për të përfituar 7 ditë abonim FALAS ndërsa abonimin mund ta kryeni online në www.tibo.tv dhe në çdo pikë shitjeje TiBO këtu www.tibo.tv/dyqanet
90 % e klientëve që kontaktojnë “Kujdesin e Klientit TiBO” zbulojnë se kanë problem me shërbimin internetit. Për çdo problem në lidhje me cilësinë e transmetimit, sugjerojmë të testoni më parë internetin që ushqen box-it tuaj TiBO. Ju mund të testoni lidhjen tuaj të internetit përmes TiBO box në 2 nivele:
- “Testimi i rrjetit” i cili kontrollon lidhjen fizike mes boksit TiBO dhe Internetit.
- Në menu-në kryesore përzgjidhni “Testimi i Rrjetit”.
- Shtypni butonin OK për të bërë verifikimin.
- Nëse në ekran shfaqet “lidhja me internetin është në rregull”, mbyll tabelën duke klikuar OK.
- Nëse në ekran shfaqet “lidhja me internetin nuk është në rregull”, bëni dhe njëherë konfigurimet me Wi-Fi ose fishën Ethernet. (njësoj si më sipër).
- Cilësia e transmetimit të TiBO IPTV lidhet dhe me shpejtësinë e linjës suaj të internetit. Parimisht TiBO kërkon internet të pakufizuar me shpejtësi mbi +3mbps. Kur ju keni një problem me cilësinë e transmetimit testimi i parë që sugjerojmë të bëni është ai i linjës suaj të internetit.
- Për të bëre testimin e duhur të cilësisë së internetit ju nevojiten 5 minuta kohë. Në Live TV ju keni 2 kanale për testimin e cilësisë së rrjetit. Këto kanale janë të renditura në fund të listës së kanaleve televizive në Live TV. Test Band dhe Test Band 1 verifikojnë cilësinë e internetit tuaj.
- Përzgjidh Live TV në menunë kryesore.
- Me telekomanden tuaj shkoni tek dy kanalet e fundit të Live TV.
- Klikoni OK në kanalin Test Band. Në varësi të cilësisë së internetit tuaj ju do të shikoni në ekran këto përgjigje.
- Interneti është OK
- Interneti juaj është i dobët
- Interneti juaj është shumë i dobët
- Nëse në ekranin tuaj shfaqet “Interneti nuk është në rregull”, problemi me transmetimin nuk qëndron tek TiBO ndaj ju duhet të kontaktoni me kompaninë me të cilën keni lidhur kontratën e internetit për t’i njoftuar mbi shpejtësinë e internetit.
Kujdesi për klientin i TiBO IPTV është i disponueshëm online 24 orë në 7 ditë të javës për 365 ditë të vitit.
Stafi është i trajnuar për t’iu përgjigjur kërkesave të të gjithë klientëve rezidencialë, biznes apo distributorë.
Operatorët përgjigjen në të gjitha rrugët e komunikimit dhe mediat sociale si dhe regjistrojnë çdo biletë të ngritur për analiza dhe raportime të mëtejshme.
Kur ju kontaktoni shërbimin e klientit, ju lutem jepni të dhënat e mëposhtme në mënyrë që të keni asistencën e kërkuar në kohë sa më të shkurtër:
- Emrin tuaj.
- Datën kur keni kryer blerjen (nëse e dispononi).
- Kodin referues të blerjes (nëse e dispononi).
- Numrin e gjurmimit të dërgesës (nëse e dispononi).
- Përshkrim të shkurtër të problemit që keni.
Nëse na dërgoni e-mail, ne do t’iu kontaktojmë sapo të kemi zgjidhur problemin tuaj.
Kontakto direkt me operatorët në formën më të përshtatshme për ju.
Telefon: +355 44 31 4444
Mobile: +355 676006767
Viber: +355 689082244
Whatsapp: +355 689082244
Skype: TiBOIPTV
Email: info@tibo.tv
FB: tiboiptvalbania
Twitter/Instagram: tiboiptv
Web: www.tibo.tv
Contact TiBO Customer Care immediately, which is available 24/7.
Telefon: +355 44 31 4444
Mobile: +355 676006767
Viber: +355 689082244
Whatsapp: +355 689082244
Skype: TiBOIPTV
Email: info@tibo.tv
FB: tiboiptvalbania
Twitter/Instagram: tiboiptv
Web: www.tibo.tv
Kontaktoni menjëherë Kujdesin e Klientit TiBO, i cili është i disponueshëm 24/7.
Telefon: +355 44 31 4444
Mobile: +355 676006767
Viber: +355 689082244
Whatsapp: +355 689082244
Skype: TiBOIPTV
Email: info@tibo.tv
FB: tiboiptvalbania
Twitter/Instagram: tiboiptv
Web: www.tibo.tv
Your payment may have failed for a number of reasons.
First you need to check if your card is still valid or if the balance is ok. You can update your billing details in the “PAYMENT PLAN”. Your service will be suspended until a successful payment is made.
Pagesa juaj mund të ketë dështuar për një numër arsyesh.
Fillimisht duhet të kontrolloni nëse karta juaj është ende e vlefshme ose nëse balanca është ok. Ju mund të azhurnoni detajet tuaja të faturimit tek “PLANI PAGESAVE”. Shërbimi juaj do të pezullohet deri në momentin që do të kryhet një pagesë e suksesshme.
You will receive a confirmation email for each scheduled payment during the recurring payment period. You can access the “PAYMENT PLAN” to track the status of your payments at any time.
Do të merrni një e-mail konfirmimi për secilën pagesë të planifikuar gjatë periudhës së pagesave të përsëritura. Ju mund të hyni tek “PLANI PAGESAVE” për të ndjekur statusin e pagesave tuaja në çdo kohë.
You can access the “PAYMENT PLAN” portal to track the status of your payments at any time. If you believe you have not authorized a fee, you can contact TiBO Customer Care.
Ju mund të hyni tek portali “PLANI PAGESAVE” për të ndjekur statusin e pagesave tuaja në çdo kohë. Nëse besoni se nuk keni autorizuar një tarifë, mund të kontaktoni Kujdesin e Klientit TiBO.
If you choose to cancel the service, this will be effective for the following month, not for the coherent one giving you the opportunity to view the programming till the end of the month for which you made the payment. Also you can not claim a refund for the period for which you have activated the service.
Nëse keni zgjedhur të anuloni shërbimin, kjo do të bëhet efektive për muajin pasardhës dhe jo atë koherent duke ju dhënë mundësi të shikoni programacionin deri në fund të muajit për të cilin keni kryer pagesën. Gjithashtu ju nuk mund të pretendoni për kthim pagese për periudhën të cilin keni aktivizuar shërbimin.
Blerësi rezervon të drejtën të tërhiqet në çdo kohë nga plani i pagesave të përsëritura duke e anuluar shërbimin për periudhën e abonimit vijues.
Për të anuluar një pagesë të përsëritur:
- Hyni tek “PLANI PAGESAVE” dhe zgjidhni pagesën e përsëritur që dëshironi të anuloni.
- Klikoni Anuloni Pagesën e përsëritur dhe konfirmoni që dëshironi të anuloni.
Kujdes: Anulimi duhet të bëhet përpara datës së pagesës për periudhën pasardhëse.
Jo. Ju paguani vetëm për shërbimet e listuara kur bëni një pagesë të përsëritur. Nuk do të ketë asnjë tarifë shtesë të shtuar në llogarinë tuaj.
Çmimet e Paketave për pagesat automatike janë në EUR/USD dhe konvertimi në EUR/USD do të bëhet nga banka juaj përkatëse.
Pagesat automatike mund të kryhen nëpërmjet kartës së kreditit ose llogarisë tuaj bankare.
Blerësi mund të azhurnojë ose ndryshojë mënyrën e pagesës duke hyrë në pjesën “PLANI PAGESAVE”, të cilin e gjen në fundin e çdo fature që i vjen nga TiBO. Për të siguruar që metoda e pagesës së azhurnuar të përdoret për një pagesë të përsëritur, blerësi duhet të ndërmarrë këtë veprim para ditës së planifikuar për pagesën e radhës.
Me pagesat e përsëritura blerësi përfiton paketat e abonimit TiBO, të cilat përmbajnë kanale televizive ekskluzive TIBO, kanale shqiptare dhe shumë kanale ndërkombëtare. Gjithashtu ju përfitoni falas videotekën me +3000 filma të titruar në shqip dhe abonim edhe për Mobile.
Pagesat e përsëritura mund të kryhen në televizorët LG dhe Vestel (Toshiba, Hitachi, Panasonic, etj ) ose në boxin TiBO QuadCore.
- Zgjidhni planin tarifor dhe me anë të një celulari skanoni kodin QR që ju shfaqet në televizor.
- Plotësoni të gjitha të dhënat e kërkuara të Përfituesit dhe klikoni butonin “Dërgo”.
- Prisni që t’ju vijë në e-mail tuaj aktivizimi i paketës përkatëse me “User – Fjalëkalim” për t’u loguar në aplikacionin “TiBO TV”.
Aktualisht pagesat e përsëritura mund të kryhen në televizorët LG dhe Vestel (Toshiba, Hitachi, Panasonic, etj ) ose në boxet TiBO QuadCore, i cili del si opsion në përfundim të abonimit.
Pagesat e përsëritura bëhen paradhënie dhe mund të jenë 1 mujore ose 12 mujore. Pagesat pasuese mujore ose vjetore do të ndodhin në të njëjtën ditë të muajit, çdo muaj ose çdo vit.
- Kryeni pagesat në kohë dhe pa vonesa dhe ju ndihmon të administroni financat tuaja.
- Keni të drejtë në çdo kohë të kërkoni ndërprerjen e ciklit të pagesave.
- Faturat do të paguhen automatikisht dhe shërbimi nuk ju ndërpritet.
Pagesat e Përsëritura janë pagesa automatike ose pagesa “Recurring”, ku ju zgjdhni një datë, në të cilën ofruesi i shërbimit tërheq automatikisht tarifën e abonimit nga karta juaj ose llogaria bankare deri në momentin që ju e ndërprisni atë.
- Në menunë kryesore përzgjidh “Personale” dhe shtyp OK.
- Në tabelën e shfaqur përzgjidh “Të rritur” dhe kliko OK.
- Trego ose Fshih kanalet dhe videot Adult me opsionet PO ose JO.
TiBO box ka kanale në “Live TV” dhe programe në “Video on demand” me përmbajtje horror dhe adulte e cila është e mbrojtur me kod 4 shifror.
Këshillojmë të aktivizoni Kontrollin Prindëror në momentin parë që ju aktivizoni TiBO box në Shtëpi.
Ky shërbim ju jep mundësinë për të bllokuar programet me këtë përmbajtje për fëmijët nën moshën e lejuar.
Për të aktivizuar Kontrollin prindëror, përdorni kodin universal personal (PIN), që jepet në momentin e nënshkrimit të kontratës së abonimit, si dhe mbajeni me kujdes, në mënyrë që të miturit të mos e mësojnë.
Në fillim është i aktivizuar kodi PIN universal i cili ju komunikohet në pikën e shitjes TiBO, dhe ju duhet ta aktivizoni atë duke shkuar tek “Personale” tek menuja në faqen e parë të TiBO.
Në çdo rast kur ju e humbisni atë mund ta riktheni duke kontaktuar me Kujdesin Ndaj Kleintit TiBO në çdo moment.
Jetoni në Amerikë, Australi, Europë apo çfarëdo vend tjetër të botës dhe doni të përjetoni gjithçka në kohë reale si të ishit në Shqipëri? TIBO e ofron këtë mundësi!
- Përzgjidhni “Personale” dhe shtypni OK në menunë kryesore.
- Zgjidhni “Konfigurime” në tabelën që iu shfaqet.
- Sipas vendndodhjes tuaj ndryshoni UTC.
Ju mund të shikoni të dhënat për kohëzgjatjen e abonimit tuaj tek opsioni “Personale” në menunë kryesore.
Mjafton të hapni kanailin, klikoni butonin OK dhe të shkoni tek ikona e shigjetës që rrotullohet prapa.
Me Replay Tv ju mund të zgjidhni çfarëdo programi të transmetuar në këto kanale, maksimumi 7 ditë në të kaluarën, dhe ta rishikoni atë si një program on demand me të gjitha alternativat: stop/ shko mbrapa / shko përpara. Ju duhet të zgjidhni fillimisht kanalin, pastaj të ecni mbrapa ose para në kohë me hapa prej 1 ditë/1orë/1minutë.
Replay TV është shërbimi më i ri i shtuar në Live TV. Replay TV vë në dispozicion të klientëve TiBO regjistrimin e programacionit të një jave për kanalet më të mira, pa pagesë ekstra.
Ju mund të regjistroheni për të përfituar abonim 1 ditë FALAS dhe më pas do të pajiseni me një username dhe password nëpërmjet emailit që keni regjistruar.
Ju mund t’i provoni shërbimet falas nëse keni një Smart TV Android. Pasi të shkarkoni aplikacionin TiBO TV në televizorin tuaj, hapni faqen “SIGN UP” dhe bëni regjistrimin e të dhënave tuaja për të përfituar abonim 7 ditë FALAS dhe më pas do të pajiseni me një username dhe password nëpërmjet emailit që keni regjistruar. Ju mund të bëni abonimin online në https://www.tibo.tv/bli/product-category/mobile-tv/ dhe në çdo pikë shitjeje TiBO këtu https://www.tibo.tv/dyqanet/distributor/
TiBO TV mund të shkarkohet direkt në televizorët: Samsung, LG, Apple TV, Android TV (Sony, Philips, Hyundai, Sharp) ose Box Android, Amazon Fire Tv, Vestel TV (Toshiba, Hitachi, Panasonic, etj).
Kategoritë e filmave që gjeni në TiBO on Demand janë:
- Filma shqiptarë, të gjithë prodhimet e Kinostudios “Shqipëria e Re” dhe filma të rinj shqiptarë
- Muzikë, operat më të famshme dhe koncertet më madhështorë nga rrymat e ndryshme muzikore.
- Fëmijë, filma vizatimor por edhe programe argëtuese dhe mësimdhënieje të gjuhës shqipe.
- Komedi, shkrihuni së qeshuri me prodhimet më në zë por dhe të rinj në zhanrin komedi.
- Romancë, kalorës, aventurë dhe dashuri me fund të lumtur për të gjithë të apasionuarit e romancës në TiBO.
- Familjar, filma të ndryshëm ku familja është vendi ku bashkohen të gjithë.
- Dramë, histori dhe ngjarje nga më të ndryshmet ku të papriturat nuk do të mungojnë në këtë kategori.
- Aventurë, rrugëtimi, pengesat dhe vështirësitë do ta mbushin plot emocion këtë lloj zhanri.
- Fantazi, kaloni përtej imagjinatës dhe magjikes gjithçka është e mundur në fantazi.
- Biografi, histori të vërteta të interpretuara me profesionalizëm nga kinematografia botërore.
- Epik, heroizma të cilat kanë lënë gjurmë në histori por edhe fantazia nuk do të mungojë.
- Thriller, intriga ndërthuret me suspancën në thriller.
- Mister, asgjë nuk është e sigurt, shumë pikëpyetje dhe të papritura do t’ju presin.
- Krim, kush është i dyshuari i radhës asgjë nuk është e thjeshtë siç duket.
- Aksion, për të gjithë të apasionuarit e aksionit ju kemi dedikuar një dritare tërësisht tuajën.
- Gold Collection, filmat më të mirë që kane lënë gjurmë në boten e kinematografisë.
- Horror, frika dhe adrenalina do t’ju përshkojnë të gjithë trupin. Kategoria mbrohet nga kontrolli prindëror.
- Adult, kjo kategori i kushtohet personave të rritur dhe mundësohet me një kod pin.
Përmes shigjetave majtas/djathtas, ju keni mundësi të kaloni para/pas filmin.
TiBO iu jep mundësi të ndaloni një film/event dhe ta rishikoni po tek i njëjti moment në një kohë tjetër.
- Hapni filmin tuaj të preferuar.
- Shtypni butonin “Menu” në telekomandë.
- Klikoni butonin “CC” që ju shfaqet në ekran.
- Klikoni butonin OK për të shënjuar me ngjyrën jeshile zgjedhjen tuaj.
Video On Demand është një shërbim që ju jep mundësinë të shihni filma, dokumentarë, dhe programe të ndryshme, në momentin që ju dëshironi. Ky shërbim quhet Video On Demand dhe ofrohet aktualisht për të gjithë abonentët TiBO pa pagesë ekstra.