Kombëtarja e Shqipërisë kundër Përfaqësueses së Kosovës, në takimin kualifikues për Kampionatin Botëror “Francë 2019”.

Shorti vendosi që Shqipëria dhe Kosova të jenë në një grup, ku bëjnë pjesë edhe Greqia e Malta, dhe të gjitha ndeshjet eliminatore do të zhvillohen në Shqipëri.

Takimi mes Shqipërisë dhe Kosovës shihet si mjaft emocionues, sidomos pasi në Kombëtaren shqiptare janë 13 lojtare nga Kosova, ndër to edhe futbollistja më e mirë, Qëndresa Krasniqi.