Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, nga sonte, në çdo mbrëmje të Hëne iu propozojnë “Në kurthin e Piter Panit”.

Ora 20 e 15 është takimi i publikut në sallë dhe teleshikuesit në një transmetim të drejtpërdrejt në ekranin e Televizionit Klan me programin që për protagonistë ka fëmijët. Para se të zbulojmë pak elementë nga ajo që rezervon “Në kurthin e Piter Panit”, duhet të themi që për të mbërritur deri në ditën e transmetimit janë të shumtë ata fëmijë që kaluan në audicion.