Muaji nëntor rezultoi me më pak viktima dhe raste me COVID-19 se sa e njëjta periudhë e një viti më parë duke konfirmuar se vaksinimi i popullsisë po redukton fatalitetet.

Në muajin nëntor të vitit 2020 Ministria e Shëndetësisë raportoi si total 16,999 raste me COVID-19 dhe për 301 pacientë që humbën jetën në spitalet publike.

Këtë vit raportimet e ministrisë për muajin nëntor treguan për 14,645 raste me COVID-19 dhe për një total prej 172 pacientësh që nuk ia dolën mbanë.

Krahasimi i shifrave tregon se periudha e fund-vjeshtës 2021 ka ardhur me prirje lehtësuese të infeksionit – 16% më pak raste dhe 75% më pak viktima.

Periudha gusht-shtator e vuri përballë Shqipërinë në një valë të tretë shpërhapjeje të infeksionit të COVID-19, që nuk ishte përjetuar në vitin 2020. Varianti Delta ishte ai që nxiti vështirësi teksa autoritetet e vijuan vaksinimet në masë për të gjithë popullsinë në moshë madhore.

Ditë të caktuara të kësaj periudhe shënuan mbi 1 mijë të infektuar e mbi 10 të vdekur nëpër spitale.

Aktualisht me dinamikën e muajit nëntor prirja duket lehtësuese, por autoritetet i druhen një situate të ngjashme të diktuar nga varianti i ri Omicron.

Prej 9 marsit 2020 kur u diagnostikua i prekuri i parë me COVID-19 në Shqipëri, janë pikasur mbi 200 mijë raste të tjera, ku 95.7% e tyre janë mundur të shërohen, 2.8% mbetet me mbartje të virusit ndërsa 1.5% nuk ia ka dalë mbanë.

Më poshtë pamje grafike e të dhënave të pandemisë realizuar nga redaksia e lajmeve të TIBO:

COVID-19 by t-news