Deri më datë 31 dhjetor punonjësit e administratës publike do të duhet të vaksinohen. Po ashtu të gjithë punonjësit e qendrave tregtare dhe supermarketeve.

Sipas vendimit të ri, nga 4 janari do të kërkohet certifikata e vaksinës për këto kategori. Në rast se nuk kanë kryer vaksinën, ata do duhet të kryejnë testin e Covid çdo 5 ditë. Vendimi u mor sot në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ku u njoftuan masat e reja, për shkak të qarkullimit të variantit të Covid, Omicron.

Ora policore nuk ka ndryshuar, mbetet në fuqi ora 23:00-06:00. Gjithashtu në aktivitete kulturore apo sportive nuk duhet kaluar kapaciteti deri në 30%. Grumbullimet nuk lejohen më shumë se 50 persona.

Mbetet e paqartë nëse certifikata e vaksinës do kërkohet edhe për shërbimin e transportit publik apo të tjera ku gjasat e transmetimit të virusit janë më të mëdha.