Në bisedat me miqtë themi shpesh se kemi punën më të keqe në botë për shkak të lodhjes apo ndoshta stresit të përditshëm. Por në të vërtetë janë disa profesione apo punë ku edhe jeta rrezikohet. Jeta ka kosto dhe disa ndoshta për pasion apo për më shumë para, marrin parasysh rreziqet.

Nga prerësit e pemëve, tek ata që heqin helmin tek gjarpërinjtë, zbuloni 20 punët më të rrezikshme për jetën në botë.

1- Prerësit e pemëve: Për shkak se pemët mund të bien mbi to, apo nga mjetet që përdorin për t’i prerë si sharra.

2- Udhërrëfyes turistik: Puna e tij e kërkon të shoqërojë njerëz edhe në “Majën e Everestit” nëse duhet.

3- Inxhinier i rrjetit elektrik- Iu duhet të sigurojnë energjinë, duke u ngjitur vetë në shtylla tensioni të lartë apo zona të rrezikshme për jetën.

4- Punonjës i çative: Rrezik për të rrëshqitur nga sipërfaqet ku po punohet.

5- Pilotët e aeroplanëve: Infrastruktura jo si për avionët e mëdhenj me pistë dhe kushtet e bën një prej punëve më vdekjeprurëse në botë.

6- Heqja e helmit nga gjarprinjtë: Në rast se një prej gjarpërinjve të kafshon ende pa i hequr helmin, mund të të marrë jetën.

7- Astronaut: Sipas NASA-s,% e fatalitetit për një astronaut është 3%.

8- Shofer kamioni: Ata që fitojnë para me mjete të tilla, statistikisht kanë më shumë gjasa të humbin jetën sesa të tjerët për shkaqe aksidentesh dhe përgjumje në rrugë të gjata.

9- Korrier:  Më të rrezikuar për shkak të aksidenteve pasi janë gjithë kohën duke nxituar, por edhe konsumimi i ushqimeve të shpejta për efekt kohe.

10- Peshkatar në thellësi të mëdha: Rrezikojnë nga temperaturat shumë të ulëta në thellësi të detit dhe ka patur raste kur pajisjet e oksigjenit kanë rrezikuar jetët e tyre.

11- Saldator i relikeve apo sendeve të vjetra në det: Rrezikojnë jetën nga hipotermia dhe shoku elektrik.

12- Mbledhësi i mbetjeve, punonjës i mbetjeve të riciklueshme: Përveçse është profesioni më i pakënaqshëm, është edhe më i rrezikshmi për shkak të lëndëve toksike.

13- Oficer Policie: ndjekja e kriminelëve dhe rreziku për t’u qëlluar për vdekje është më i madh se tek  punët e tjera.

14- Minator: për shkak se punojnë me orë të tëra nëntokë dhe rrezikojnë nga shembja e galerive. Është një nga punët më vdekjeprurëse në botë.

15- Fermer: Rrezik i shtuar për shkak të rrëzimeve, rrëshqitjeve të dheut etj.

16- Punonjës ndërtimi: Pavarësisht teknologjisë së viteve të fundit, punonjësit e ndërtimit ende punojnë nën kushte rreziku.

17- Kopshtar: Nuk është rasti ku mund të thuhet se ja vlen të rrezikosh jetën për një stil jete më pagë të mirë.

18- Piktor, ilustrues muralesh: Të ekspozuar ndaj kancerit për shkak të kimikateve që përmbajnë bojërat dhe mjetet e punës. Si dhe pikturimi në faqe muri nga lartësi të rrezikshme.

19- Performues akrobacish: I duhet të performojë në skena të rrezikshme që mund të cënojnë edhe jetën.

20- President: Prestigji dhe pushteti nuk e shmangin dot rrezikun e vdekjes edhe nga një status si president. Nga 44 presidentë amerikanë, 8 prej tyre kanë ndërruar jetë  në krye të detyrës.