Nicolas Tesla është një shkencëtar i famshëm i shekullit të XX, me origjinë serbe, por me nënshtetësi amerikane. Ai u bë i famshëm për krijimin sistemit elektrik (AC) i cili përdoret dhe sot për furnizimin me energji elektrike.

Inxhinieri elektronik me famë botërore dinte 8 gjuhë të huaja, kishte një memorie të pagabueshme fotografike dhe kur vdiq kishte mbi 300 zbulime të patentuara në emrin e tij.

Por, ajo çka shumë njerëz ndoshta nuk dinë është se ai parashikoi me saktësi krijimin e telefonave celularë në vitin 1926, kur një zbulim i tillë ishte i paimagjinueshëm për standartet teknologjike të kohës.

Tesla ka thënë se: “Me anë të valëve ne do të mund të krijojmë pajisje që do të funksionojnë veçmas por do t’i përgjigjen një truri të vetëm komandues dhe ne do të mund të komunikojmë me njëri-tjetrin sado larg që të jemi. Madje do të kemi mundësi edhe të shohim fytyrat e bashkëfolësit ndërkohë që ai do të jetë me qindra mijëra kilometra larg. Jo vetëm që kjo do të jetë realitet, por edhe përdorimi i pajisjeve që do të mundësojnë këto komunikime do të jetë po aq i thjeshtë sa përdorimi i telefonit”.

Ky parashikim është thuajse profetik dhe në memorien historike Tesla ishte i pari shkencëtar i cili parashikoi krijimin e një telefoni që operon me valë, pra jo të lidhur me kabull dhe mundësinë e komunikimit të njerëzve nëpërmjet kamerave, siç ndodh me aplikacionet moderne si “Viber”, apo”Skype”.

Këto të dhëna janë zbuluar së fundmi në një libër biografik për këtë inxhinier që kontribuoi shumë për teknologjinë dhe njerëzimin.