Nga sot ka nisur faza e aplikimeve për lotarinë amerikane për të emigruar në Shtetet e Bashkuara.

Aplikimet për vitin 2023 nisën sot, 6 tetor 2021, ora 12:00 dhe do të zgjasin rreth një muaj, deri më 9 nëntor ora 12:00.

Si vitet e shkuara, aplikimet janë falas dhe mund të kryhen online në: https://dvprogram.state.gov/. Nevojitet një pasaportë e rregullt dhe si kriter i domosdoshëm arsimi i mesëm ose së paku dy vite eksperiencë e pune.

Autoritetet kërkojnë vëmendje që qytetarët të aplikojnë vetë në lotari dhe të marrin me patjetër numrin e konfirmimit në mënyrë që në fazën tjetër të kontrollojnë për përgjigjen.

Përgjigjet dalin pas datës 8 maj 2022 dhe mund të kontrollohen në të njëjtën adresë: https://dvprogram.state.gov/.

Për lotarinë e këtij viti SHBA do të vërë në dispozicion 55 mijë viza emgirimi që shpërndahen jo më shumë se nga 7% për çdo rajon që nuk ka shkallë të lartë emigrantësh në SHBA. Në këtë pikë përfshihet edhe Shqipëria.

Kushtet e rënduara ekonomike kanë shtyrë vitet e fundit që dhjetëra mijëra shqiptarë të aplikojnë për të emigruar në SHBA.