Një raport i shumëpritur dhe i publikuar ditën e djeshme përshkruan dështimet e lidershipit në zyrën e kryeministrit britanik Boris Johnson, ku përmenden festat dhe konsumimi i alkoolit.

Sipas raportit Downing Street mbajti festa në kohën e bllokimeve për shkak të pandemisë, e ndërkohë që qeveria vetë iu kërkonte qytetarëve të shmangnin takimet.

Boris Johnson nuk implikohet drejtpërdrejt, por policia do të nisë një hetim të veçantë për të.

Autorja e raportit, u detyrua të fshinte pjesë të shumta të raportit për shkak të kërkesës nga Policia Metropolitane e Londrës që ndërkohë ka nisur hetimet.

Deri më tani janë mbledhur më shumë se 500 faqe prova dhe më shumë se 300 foto me shkeljet e pretenduara.