Shumë njerëz janë të pasionuar për udhëtime, por për ata që duan të bëjnë dhe nuk guxojnë, një nga justifikimet është frika për të qëndruar në një vend ku nuk njohin gjuhën.

Prandaj kjo bluzë me ikona për turistët që të mund të komunikojnë kudo në botë mund të ndryshojë jetën e shumë personave, pavarësisht se duket si një ide shumë e thjeshtë.

 

Kjo është një nga ato idetë e mira që duket e pamundur që askush nuk e ka menduar më parë.

IconSpeak është një bluzë që ka të printuara 40 ikona të ndryshme që shprehin ide të thjeshta dhe që mund të identifikohen për të treguar nevojat më të shpeshta në një udhëtim si “ushqimin”, “strehimin”, “orën” ose klimën e vendit.

Ikonat e përdorura janë lehtësisht të njohura kudo në botë dhe disa prej tyre mund të kombinohen për të formuar mesazhe më komplekse. Ato kanë për qëllim të përfaqësojnë nevojat më të zakonshme që mund të lindin në një udhëtim.

Vetëm duke treguar ikonën në bluzë dhe personi tjetër do ta di saktësisht se për çfarë i referohet turisti pa pasur dyshime.