A ju është mërzitur ndonjëherë pamja që shihni nga dritarja e shtëpisë, aq sa të dëshironit që ajo të mund të ndryshohej? Epo një grua me fat në Bosnje e Hercegovinë e ka këtë mundësi.

Vojin Kusic i ka bërë dhuratë të shoqes, Ljubica Kusic, një shtëpi që mund të rrotullohet 360 gradë e kështu mund të ndryshojë fushëpamjet.

Lëvizja e shtëpisë mundësohet nga një platformë elektrike në themele. Platforma u ndërtua nga Kusic, një ish-ushtarak, i cili ka ricikluar mekanizmat e disa autoblindave të vjetër të ushtrisë.

Me shpejtësi maksimale, shtëpia rrotulluese mund ta kryejë një rrotullim të plotë në vetëm 22 sekonda.

Kjo shtëpi ka tërhequr vëmendjen e shumë turistëve në Bosnje, por edhe përtej shtetit ballkanik.

Kusic shprehet se momentalisht nuk e mendon ta kthejë shtëpinë në një bujtinë.