Statuja gjigande e një gruaje me gishtin tregues në buzë ka nxitur diskutime në New York.

Instalacioni i artistit Jaume Plensa është përshkruar nga mediat lokale sikur i kërkon amerikanëve të Manhatanit, qytetit që nuk fle kurrë, që të heshtin.

Statuja e bardhë, e ndërtuar nga materiale rezine dhe fibre xhami, është 24 metra i lartë, quhet “Shpirti i ujit” dhe peshon rreth 30 tonë. Ajo është ngritur buzë Greenwich Village dhe rreth gjashtë kilometra larg Statujës së Lirisë.

Mediat e kanë përcjellë si simbolikë statujën për zhurmën e makinave me motorë me djegie, apo vetë zhurmën e qytetit të Manhatanit, mirëpo Plensa sqaron se ideja e tij është për kundër zhurmës së informacionit që dhjetëvjeçarët e fundit kanë diktuar përditshmërinë.

Vepra e cila do të përurohet me një event të veçantë më 29 tetor ka qenë një nga idetë e tij prej vitesh.

“Përmes statujës unë u kërkoj qytetarëve që të mbyllin sytë, të heshtin dhe të shohin përbrenda, sepse ka shumë gjëra të bukura që anashkalohen nga kjo zhurmë e përgjithshme që na rrethon,” – shpjegon Plensa.