TiBO IPTV ka prezantuar një video poetike për të uruar të gjithë fëmijët në një ndër ditët më të lumtura të vitit.
Gëzuar 1 Qershorin, ditën që simbolizon çiltërsinë, buzëqeshjen, bukurinë e jetës dhe lumturinë.
GËZUAR FESTËN TË DASHUR FËMIJË.
Ju jeni forma më e pastër e dashurisë.
Në ditën tuaj, të gjithë duam t’ju urojmë nga zemra.
Faleminderit që e bëni jetën tonë kaq të mrekullueshme.
Faleminderit nga mamaja jote që e bëre të gjejë gjënë më të më të çmuar në jetë.
Faleminderit nga babai yt që ia mbush ditët plot me gëzim.
Faleminderit nga tezja që lë kokën për ty.
Faleminderit nga daja që do kaq shumë të bëhesh futbollist.
Faleminderit nga vëllai i madh që ka me çfarë të mburret.
Faleminderit nga mësuesja që krenohet me ty.
Faleminderit nga gjyshja që e ke bërë me krahë.
Faleminderit që na bëni edhe ne të ndihemi ndonjëherë fëmijë.
Faleminderit që na dhuroni kaq shumë buzëqeshje dhe dashuri.
Faleminderit që ekzistoni.
Ju urojmë 1 univers me buzëqeshje!
Stafi i TiBO IPTV