TiBO IPTV është e angazhuar për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e informacionit personal të cilin marrim rreth Klientit.

Sipas Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) e cila hyn në fuqi me efekte të plota më 25 Maj 2018, neve na kërkohet që të njoftojmë klientët mbi informacionin e gjendur në këtë njoftim privatësie.

Data e përditësimit të fundit të Kushteve të Privatësisë TiBO IPTV, është 24 maj 2018.

Ne mundet ta përditësojmë në çdo kohë këtë njoftim. Është e rëndësishme që ju ta lexoni këtë njoftim, sëbashku me ndonjë njoftim tjetër rreth privatësisë që ne mund të japim me raste specifike kur ne jemi duke mbledhur ose përpunuar informacionin personal që ne mbajmë rreth jush, në mënyrë që ju të jeni në dijeni të asaj se si dhe pse ne po e përdorim një informacion të tillë.

Kushtet e Privatësisë TIBO IPTV  janë përpiluar në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR).

Ky njoftim rreth privatësisë, përshkruan mënyrën se si ne e mbledhim, përdorim dhe ruajmë Informacionin Personal rreth Klientit.

Kushtet e privatësisë janë publikuar në të gjitha websitet  tona si dhe në aplikacionet  tona të reja për mobile dhe Smart TV  të cilat ofrohet me mundësinë për vetë regjistrim të klientëve.

Klientët e TiBO IPTV, në çdo vend ku i’u kërkohet të japin të dhënat e tyre do të kenë një informacion sqarues të dukshëm mbi vendodhjen e këtij dokumenti dhe/apo informacioneve në këtë dokument në mënyrë që të jenë të vetëdijshëm për qëllimin dhe mënyrën e përdorimit të të dhënave të tyre përpara se të japin të dhënat e tyre dhe autorizimin për përdorimin e tyre nga TiBO IPTV.

 

Me respekt,

Stafi i TiBO IPTV