TiBO IPTV (Tirana IPTV Broadcasting Operator) shpall vendin vakant për pozicionin GRAPHIC DESIGNER me kohë të plotë.

TiBO është IPTV më e madhe shqiptare për të gjithë bashkëkombësit në çdo cep të globit që ofron të gjitha kanalet e Digitalb, SuperSport dhe ato shqiptare të rajonit. TiBO IPTV ofron një mori shërbimesh interaktive televizive dhe jo vetëm nëpërmjet internetit përfshirë mbi 180 kanale televizive Live në partneritet me kompaninë DIGITALB, mbi 1000 evente në Video on Demand dhe 30 kanale të përzgjedhur në Catch Up TV me 7 ditë program të regjistruar si dhe shërbimin MobileTV.

Kompania TiBO mbështetet në një staf  inxhinierësh të rinj shqiptarë, të cilët janë gjithmonë në një hap me teknologjinë ndërkombëtare dhe vlerëson të rinjtë energjik e inovator të cilët punojnë për të qënë pjesë e ndryshimit. Kjo është arsyeja pse duhet të punoni me ne!

 

Kërkesat që duhet të plotësojë kandidati:

  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të paketës Adobe (Photoshop, Illustrator etj.)
  • Të jetë kreativ dhe të dijë të punojë në grup.
  • Të njohë të paktën 1 gjuhë të huaj.
  • Të ketë arsimin e lartë përkatës ose të ketë eksperiencë në këtë fushë.

Kandidatët janë të lutur të dërgojnë CV të tyre në [email protected]

Të interesuarit mund të informohen më shumë mbi kompaninë dhe produktet/shërbimet online në www.tibo.tv.