Pas Danimarkës, edhe Norvegjia ka vendosur të heqë pjesën më të madhe të  masave të kufizimit anti-Covid.

Pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve për shkak të variantit Omicron, zyrtarë të qeverisë thanë se nuk e konsiderojnë më Covid-in një sëmundje kritike, një përcaktim ky që lejonte mbylljen e bizneseve dhe mbajtjen e maskës me detyrim.

Si pasojë e heqjes së kufizimeve,  puna nga shtëpia nuk do të kërkohet më, dhe kufiri prej 10 vizitorësh në shtëpi private do të hiqet gjithashtu.

Udhëtarëve të vaksinuar nuk do t’u kërkohet që të bëjnë testin e Covid kur hyjnë në kufi.

Norvegjia dhe Danimarka bëhen ndër vendet e para europiane që heqin kufizimet për shkak të pandemisë.