Ambasada Amerikane ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët të cilët duan të bëjnë një vizitë në SHBA.

Nuk ju duhet më garanci, por mjafton vetëm pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit të formularit DS-160 për intervistën.

Njoftimi i Ambasadës Amerikane:

Po planifikoni pushimet në SHBA? Po aplikoni për vizë? Ju nuk keni nevojë të paraqitni një garanci në intervistën tuaj për vizë turistike! Pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit të formularit DS-160 janë gjithçka na nevojitet në intervistën tuaj. Kini parasysh që vendimet nuk bazohen tek dokumentet; bazuar në intervistën tuaj, oficeri konsullor do të vendosë nëse ju kualifikoheni për vizën. Si zakonisht, do t’u përgjigjem me kënaqësi pyetjeve tuaja mbi vizat sot dhe gjatë javës!