Ndërsa variant i ri shumë ngjitës i Covid po përhapet në pjesë të Azisë dhe Europës, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar zyrtarët e shteteve të fillojnë të hetojnë mbi karakteristikat e tij. Kjo për të përcaktuar nëse ky varianti i ri i Omicron, paraqet sfida të reja për kombet që tashmë janë të mbilodhura për shkak të pandemisë.

I njohur si BA. 2, versioni i ri i virusit është pasardhës i variantit omicron dhe po shihet si përgjegjës për shtimin e të infektuarve në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera në botë. Virologët i referohen variantit origjinal të omicron si BA. OBSH ka kërkuar që të analizohen vetitë e imunitetit përballë këtij varianti si dhe virulenca, duke theksuar se kjo çështje ka përparësi.

Viruset ndryshojnë vazhdimisht, kryesisht në mënyra të padëmshme. Dhe aktualisht nuk ka asnjë dëshmi që  BA. 2 është më virulent, përhapet më shpejt ose i shpëton imunitetit.

Rastet e para me varianti ne ri të Covid u zbuluan fillimisht në Indi, Danimarkë dhe Britani, e më pas u përhap në vende të tjerë. Nga vendet e Europës, rezulton se ky variant dominon në Danimarkë, kjo ndoshta për shkak se kombi skandinav ka një program të fuqishëm të renditjes së gjenomit të virusit.

Disa shkencëtarë e kanë quajtur këtë variant si “Omicroni i Fshehtë” për shkak se ka tipare gjenetike që e bëjnë më të vështirë identifikimin në testet PCR.

Një epidemiolog francez ka thënë se befasia me këtë variant është shpejtësia në të cilët ka qarkulluar në Azi dhe më pas përhapur masivisht në Danimarkë.