Mbrojtësi i përfaqësueses, Berat Gjimshiti, iu nënshtrua sot me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale në parakrah. Mjekët thonë se ai mund t’i rikthehet stërvitjes pas rreth një jave dhe një ndeshjeje zyrtare pas një muaji.

Gjimshiti pësoi një dëmtim serioz në parakrah gjatë ndeshjes me Hungarinë.

Ai u operua sot në një nga klinikat sportive të Torinos në Itali ku nga klubi i Atalantas u bë me dije se operacioni rezultoi me sukses.

FSHF njoftoi se shtatlarti i mbrojtjes do të qëndrojë rreth 7-10 ditë në pritje për t’u riaftësuar dhe sipas fazës riaftësuese pas kësaj periudhe t’i rikthehet stërvitjes.

Sidoqoftë mjekët kërkojnë që ai të mos angazhohet në një ndeshje zyrtare për të paktën një muaj.