Ndërsa Evropa ka dominuar historikisht në “Oscars” për çmimet ndërkombëtare, vetëm Italia ka triumfuar 14 herë për filmat e saj. Ky vit duket se do të jetë shumë i suksesshëm për filmat europian, por këta janë 3 pretendentët kryesorë për kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar:

  1. “Flee” – Jonas Poher Rasmussen, Danimarkë

“Flee” me regjizor Jonas Poher Rasmussen nga Danimarka, është një nga pretendentët kryesorë për Oscar 2022. Historia e arratisjes së një refugjati afgan e treguar përmes animacionit grafik, “Flee” është filmi i parë që nominohet ndonjëherë për një “Oscar” në kategoritë e filmit më të mirë dokumentar, filmit më të mirë të animuar dhe filmit më të mirë ndërkombëtar.

Nuk është gjë e re përdorimi i animacionit ku rrëfehen kujtimet e konfliktit. Filmi i Ari Folman i vitit 2008, “Waltz with Bashir”, ishte animacion grafik që iluistroi historinë e pushtimit të Libanit në vitin 1982 dhe ishte gjithashtu i nominuar për “Oscar”. Angelina Jolie prodhoi një tjetër film të animuar e nominuar për çmimin “Oscar”, “The Breadwinner”, një vajzë afgane që përpiqet të ushqejë familjen e saj duke u maskuar si djalë.

  1. “The Worst Person in the World” – Joachim Trier, Norvegji

Vendet nordike janë pretendentët kryesorë për “Oscar 2022” në Europë. Filmi norvegjez “The Worst Person in the World” me regji të Joachim Trier ka hyrë gjithashtu në listën e ngushtë për filmin më të mirë ndërkombëtar me metrazh të gjatë. Ky film komedi-dramë fitoi çmim edhe në Festivalin e Filmit në Kanë të vitit të kaluar. Po ashtu “The Worst Person in the World” është nominuar për skenarin më të mirë origjinal ku tregohet për historinë e Julie, që bën zgjedhje në karrierën dhe jetën e saj, e gjatë këtij procesi njeh më mirë vetën.

  1. “The Hand of God” – Paolo Sorrentino, Itali

Paolo Sorrentino i Italisë, filmi i të cilit “The Great Beauty” fitoi Oscar në 2014, ka një tjetër nominim për filmin më të mirë ndërkombëtar këtë vit për historinë e tij autobiografik, “The Hand of God”, e publikuar në Netflix.

I vendosur në sfondin e kohës së Diego Maradonës në vitet 1980, Fabietto i ri lundron në rininë e tij ndërsa zbulon se sa shumë dëshiron të bëhet regjisor filmash. Por rinia e regjisorit ka pasur gjithashtu një tragjedi të madhe, e cila është mund të vihet re vetëm nëse shihni filmin.

Shumë kritikë parashikuan se “The Hand of God” do të hynte gjithashtu në listën e ngushtë të filmit më të mirë pasi fitorja e Bong Joon-Ho me “Parasite” në vitin 2020 dukej se hapi derë për shumë fitues për filmat e huaj.