Termi OTT qëndron për “Over The Top” ose “Mbi Majën”, dhe është termi që përdoret për shpërndarjen (transmetimin) e filmave dhe përmbajtjeve televizive nëpërmjet Internetit ose ndryshe për teknologjinë IPTV.

IPTV OTT është aktualisht eksperienca televizive më e lartësuar për klientët për shkak të interaktivitetit që ofron.

Operatorët e programeve televizive me pagesë iniciuan shërbimin OTT për të plotësuar shërbimet e ofruara prej tyre dhe për të siguruar një përvojë që klientët të kenë televizorin kudo, duke i lejuar përdoruesve të shikojnë përmbajtjen televizive nëpërmjet tabletit, smartphonit dhe web-it.

Ndërkohë që konsumatorët mësohen me termin e “TV Mobile” dhe shërbimet OTT, ata po bëhen më kërkues dhe më të vetëdijshëm për “Cilësinë e eksperiencës së tyre televizive“. Në të njëjtën kohë, ofruesit OTT po përpiqen të diferencojnë shërbimet e tyre bazuar në përvojën e përgjithshme dhe në shumëllojshmërinë e kërkesave të atyre që përdorin shërbimin.

DTVE kohët e fundit analizoi më shumë se 130 figura të larta të industrisë nga mbi 50 vende, duke përfshirë kompani telefonie, operatorët e TV me pagesë apo kabllorët, ofruesit e shërbimeve OTT dhe kompanitë prodhuese, për të ndarë pikëpamjet e tyre mbi faktorët e suksesit për OTT, rëndësinë relative të “Cilësisë së eksperiencës televizive” dhe zhvillimin e marrëdhënieve mes ofruesve të OTT dhe ofruesve të shërbimeve të internetit. Studimi dha një pasqyrë të detajuar se si njerëzit e industrisë e shikojnë të rëndësishme  eksperiencën e konsumatorit për të përcaktuar suksesin ose dështimin  e shërbimeve televizive OTT.

Ky studim nënvizon edhe një herë rëndësinë e ” Cilësisë së eksperiencës televizive të konsumatorit” në të gjitha aspektet e saj për shërbimet OTT.

Ndërkohë që pritshmëritë e konsumatorëve, veçanërisht për shërbimet premium rriten, shikuesit OTT janë duke u bërë gjithmonë e më pak tolerantë ndaj vonesave apo ngecjeve gjatë transmetimit, rezolucionit me cilësi të dobët, fillimit të ngadalshëm, dizenjove të ngarkuara dhe aksesorëve të dobët.

Për këtë arsye, TiBO IPTV ka investuar në burime njerëzore duke marrë të gjitha masat që t’i paraprijë kërkesat e klientëve duke i ofruar një gamë të gjerë shërbimesh dhe pajisje të teknologjive të avancuara që bëjnë të mundur një eksperiencë të shkëlqyer televizive.

TiBO IPTV ofron përmes TiBO box Quadcore, një paketë televizive të kompletuar me partneritetin zyrtar të Digitalb, si dhe të gjitha kanalet shqiptare lokale dhe kombëtare, të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Duke qenë një shërbim OTT elitar, të gjitha kanalet kanë cilësi shumë të lartë audio dhe video.