Osbourne, i cili njihet si babai i muzikës metal, tha se është diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit dhe se viti 2019 ka qenë “viti më i dhimbshëm” në jetën e tij.

Sipas gazetës Guardian, 71-vjeçari Osbourne, i cili njihet si babai i muzikës metal, në programin “Good Morning America”, ku mori pjesë së bashku me bashkëshorten Sharon Osbourne, tha se tashmë një vit vuan nga probleme shëndetësore, përfshirë edhe operacionet në boshtin kurrizor dhe qafë.

Gruaja e tij, Sharon Osbourne, gjithashtu tha se diagnoza me Parkinson të fazës së dytë tek Ozzy Osbourne nuk paraqet kërcënim për vdekje, por ka prekur disa nerva në trup dhe se ai “përjeton ditë vërtet të këqija sa edhe ditë të mira”.

Burimi: cityradio.al