Parlamenti rajonal i Katalonias ka falur zyrtarisht qindra gra të ekzekutuara për magji mes shekujve 15 dhe 18.  Deputetët miratuan rezolutën me shumicë të madhe për të përkujtuar më shumë 700 gra që u torturuan dhe u vranë. Historianët spanjollë kanë thënë shpesh se Katalonia ishte një nga rajonet e para në Europë  ku u krye gjueti të të ashtuquajturave shtriga. Gjithashtu është konsideruar si një nga zonat më të këqija për ekzekutimet.

Ata shpesh janë fajësuar për kryerjen e magjive për  vdekjen e papritur të fëmijëve ose për të korrat e dobëta Por grupet pro pavarësisë dhe të krahut të majtë thonë se në të vërtetë gratë ishin viktima të persekutimit mizogjinist. Ata kërkojnë që tashmë ato duhen nderuar përmes emërimit të rrugëve me emrin e tyra.  Mijëra gra besohet se janë dënuar me vdekje për magji në të gjithë Evropën.

Lëvizja pason nisma të ngjashme në Skoci, Zvicër dhe Norvegji.