Tërmetet kanë aftësinë të shkaktojnë shkatërrime të jashtëzakonshëm në komunitet pasi jo vetëm mund të shkatërrojnë shtëpinë, shkollën ose çerdhen e një fëmije, po mund të shkaktojnë vdekjen, plagosjen ose dëmtimin e njerëzve më të rëndësishëm të fëmijëve. .

Dikush mund të mbetet jetim, i ndarë nga familjarët, i pastrehë, dhe madje edhe me paaftësi për shkak të lëndimeve të shkaktuara nga ndërtesat e dëmtuara dhe mbeturinat.

Mund të duken të pamundura përpjekjet për të ndihmuar një fëmijë të përballojë këto humbje, sidomos kut ka përjetuar një shok dhe shkatërrim të tillë. Po me mbështetjen/përkrahjen e duhur nga një, apo disa të rritur të kujdesshëm, mund të arrihet aftësia ripërtëritëse dhe shërimi i këtyre fëmijëve nga trauma.

– Cilat konsiderohen REAGIME NORMALE të këtyre fëmijëve –

Pas tërmetit, sipas llojeve të ‘katastrofave’, adhtu si të rriturit, edhe fëmijët që kanë përjetuar traumën kanë reagime të ndryshme, pasi tërmeti ka ndikuar në rutinën e përditshme të fëmijës, të njësisë familjare, të shkollës, të marrëdhënieve me bashkëmoshatarët dhe madje edhe të vendndodhjes së shtëpisë.

Përgjigjet/reagimet e mëposhtme që ndodhin menjëherë pas një katastrofe konsiderohen të PRITURA dhe PËRGJIGJE /REAGIME NORMALE për një situatë anormale dhe shkatërruese.

a- PARASHKOLLORËT (2–6 vjeç)

• Të qara të pakontrollueshme
• Vrapim gjithandej pa qëllim
• Ngjitje e tepruar me të rriturit (kërkon të rrijë vetë në krahë) dhe frika nga të qenit vetëm
• Sjellja regressive (kthimi i të folurit si bebe, urinim në shtrat gjatë gjumit, zemërim në çast, shpërthime inat)
• Ndjeshmëi e lartë ndaj zhurmave
• Konfuzion dhe nervozizëm
• Probleme me të ngrënit
• Manifestim i frikërave të reja

b- MOSHA SHKOLLORE (7-12 vjeç)

• Ankesa fizike jo specifike (dhimbje koke, dhimbje barku, dhembje në përgjithësi)
• Ndryshime të oreksit
• Ndryshime të gjumit (pagjumësi, ëndrra të këqija, etj)
• Trishtim
• Tërheqje nga bashkëmoshatarët
• Irritueshmëri
• Ankesa e rënkime, dhe tepër të varur emocionalisht.
• Rritje e agresivitetit dhe kundërshtim ngaj autoritetit
• Shmangia të shkollës, vështirësi për t’u përqendruar dhe humbje e interesit për shkollën
• Sjellje regresive
• Rebelim në shtëpi ose shkollë
• Manifestim i frikërave të reja

c- ADOLESHENTET (13-18 vjeç)

• Ankesa fizike jo specifike (dhimbje koke, dhimbje barku, dhembje në përgjithësi)
• Ndryshime të oreksit
• Ndryshime të gjumit (pagjumësi, ëndrra të këqija, makthe)
• Trishtim
• Tërheqje në vetvete dhe izolim
• Irritueshmëri, nervozitet dhe sjellje inatçore e zemëruese
• Frikë dhe shqetësime të tepruara
• Axhitim dhe apati
• Sjellje agresive dhe të rrezikshme
• Përqendrimi i dobët
• Rebelim në shtëpi ose shkollë
• Ndjenja zhgënjyese ndaj njërëzve që kanë pas adhuruar apo kanë pas idhull (pse duhet bërë kjo?
• Humbje e shpresës dhe ndjenja pafuqie
• Manifestim i frikërave të reja

PROÇESI I ZISȄ ose PIKȄLLIMIT/TRISHTIMIT

Ȅshtë e natyrshme që, pas një tërmeti të rëndë, një fëmijë të hidhërohet për humbjen e të dashururve të tij, kafshët shtëpiake, lodrave, shtëpisë dhe / ose komunitetit. Intensiteti dhe kohëzgjatja e reagimit të pikëllimit të një individi varet nga rëndësia e humbjes, pra si perceptohet humbja.

Fazat e pikëllimit/zisë përjetohen ndryshe në individë të ndryshëm. Shumica e fëmijëve janë në gjendje të kalojnë pikëllimin dhe të kthehen në nivelet e mëparshme, normale të funksionimit emocional, përgjithësisht brenda disa javësh.

Megjithatë, ndonjëherë, ndonjë individ mund të mbetet i mbërthyer në këtë gjendje pasi ka vështirësi të kalojë në stadin tjetër, ose mund ta kalojë një fazë për t’u rikthyer pas në të më vonë.

STADET e ZISȄ/PIKȄLLIMIT/TRISHTIMIT

 Refuzimi: Kjo është faza e I dhe konsiston në refuzimin për të besuar atë që ka ndodhur. Gjatë kësaj faze, fëmijët ndonjëherë “besojnë” ose se humbja nuk ka ndodhur, ose pretendojnë se gjithçka është “mirë”.
 Zemërimi: Kjo është faza e II – Fëmija ndalon sëë mohuari se trauma ka ndodhur dhe ndihet i zemëruar. Zemërimi mund të shfaqet në shumë mënyra:- duke filluar nga fajësimi i të tjerëve për humbjen deri tek kthimi i zemërimit të brendshëm dhe fajësimi i vetvetes.
 Marrëveshjet: Kjo është faza e III – Zemërimi fillon e zbehet dhe fëmija bën përpjekje për të hequr dorë nga trauma. Fëmijët i drejtohen kësaj strategjie emocionale me shpresën për të fshirë realitetin e asaj që ka ndodhur.
 Trishtimi: Kjo është faza e VI – Kur një fëmijë kupton se humbja është e përhershme, e kaplpjnë ndjenjat e trishtueshme Brenda vetes. Shumë shpesh kjo është faza më e vështirë.
 Pranimi dhe zgjidhja: Kjo është faza e V – Gjatë kësaj faze, fëmija pranon humbjen dhe është në gjendje të vazhdojë me jetën e tij / saj. Pas pranimit të humbjes vjen energjia e jetës, ripërtërihen synimet për të ardhmen dhe rikthehen funksionet vitale në nivelin e mëparshëm.

SI TȄ NDIHMOHEN KȄTA FȄMIJȄ

• Krijoni ndjenjën e sigurisë: Fëmijët kërkojnë tu krijohet një ndjenjë parrezikshmërie dhe sigurie. Aftësia juaj për të qëndruar i/e qetë mund ta ndihmojë shumë fëmijën. Ndani me ta ndjenjat tuaja se si ndiheni, me fjalor të thjeshtë e të qartë dhe u shpjegoni mënyrat me të cilat po përpiqeni të përballeni me atë që ndodhi. Theksoni që ju dhe të rriturit e tjerë po bëni gjithçka që është e mundur për t’u siguruar që njerëzit nuk janë lënduar/dëmtuar, janë jashtë rrezikut dhe të sigurt tashmë.

• Vihuni në disponzicion: Lërini fëmijët tuaj tu bëjnë pyetje. Kupto se ata kanë nevojë për informacione dhe që ky informacion është e vështirë për t’u kuptuar nga ata.
• Respektoni të gjitha ndjenjat/emocionet: Ndjenjat, mendimet dhe reagimet e fëmijës tuaj mund të jenë të ndryshme nga tuajat.

• Pështatju moshës: Çdo fëmijë reagon ndaj katastrofave sipas fazës së tij emocionale dhe zhvillimore. Do fazë sjell tek fëmija një kuptim të ri rreth botës dhe mënyrës se si ndodhin ngjarjet. Prandaj, është e rëndësishme t’i shpjegoni ngjarjet me fjalë që një fëmijë mund t’i kuptojë.

• Shprehuni përmes lojës dhe artit: Disa fëmijë mund të mos dëshirojnë të flasin për ndjenjat ose frikën e tyre. Ndihmojini ata të shprehin se si ndihen duke vizatuar, duke luajtur, shkruar ose aktivitete të tjera të përshtatshme për moshën.
• Rikornizo/Perifrazo: Fëmija do të marrë informacion jo vetëm nga ju, por edhe nga bashkëmoshatarët dhe media. Pyete fëmijën për atë që ai/ajo di. Nëse fëmija zgjedh ta bëjë këtë, lëre ta shpjegojë me fjalët e tij /saj tërmetin dhe efektet e tij. Kjo do të sigurojë një mundësi për të pastruar çdo keqinformim ose keqkuptim duke e sqaruar vet atë/ata.

• Edukoni: Ju mund tu duhet të jepni shpjegime për pas goditjet apo goditjet e lehta të tërmetit dhe atom und të jenë të shumtanë numër. Sigurohuni fëmijëve informacionin themelor dhe të saktë që u nevojiten. Shmangni detajet, pasi ato me siguri do të jenë shqetësuese.

• Ulni ekspozimin me mediat: Minimizoni ekspozimin e fëmijës me mbulimet mediatike të tërmetit. Shikimi i imazheve ose përshkrimet e dëgjimit të tërmetit dhe pasojave të tij do ta rrisin ankthin e një fëmije. Për shembull, një fëmijë i vogël mund të mos kuptojë që pamjet mediatike të ndërtesave që janë shembur ose viktimave të plagosura janë përsëritje të një ngjarje dhe mund të mendojnë se po ndodh përsëri tërmet i madh.

• Bashkëvepro: Flisni për mënyra se si fëmija mund të ndihmojë viktimat e tjera të tërmetit. Shkrimi i letrave/kartolinave, dërgimi i vizatimeve ose puna vullnetare mund t’ju ndihmojë ju dhe fëmijët të kontribuoni në procesin e shërimit të komunitetit.

• Merrni support/ndihmë për veten tuaj: Shryhni apo flisni për shqetësimet, frikën dhe ankthet me të rritur të tjerë, miq, shokë, të afërm, kolegë, dashamirës, jo me fëmijët tuaj.