17 Shkurti i  këtij  viti shënon 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe pritet të organizohet një festë e madhe.

Një dekadë shtet i pavarur ka  bërë që ambasadorja e  Kosovës në  botë, Rita  Ora të jetë e pranishme në festime.

Ky lajm bëhet i ditur nga mediat kosovare. Gjithashtu dhe Jetlir Zyberaj, këshilltar i zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli e ka konfirmuar këtë lajm.

Madje është  diskutuar  që  bukuroshja kosovare të  vijë me  avionin privat të zëvendëskryeministrit të Kosovës, njëherësh ministër i punëve të jashtme, Behgjet Pacollit.

Rita në mbarë  botën  e ka deklaruar se  është  kosovare dhe për këtë ndjehet shumë  krenare. Ajo  është një  nga artistet me  të  kërkuara në  Britaninë e Madhe dhe Amerikë.

Burimi / Klan Plus