3 studimet e mëdha mbi efektet e televizionit

Studiuesit kanë realizuar shumë studime për të kuptuar se çfarë mund të bëjnë prindërit në mënyrë që të ndikojnë pozitivisht në ndihmë të fëmijëve të tyre për zhvillimin e aftësive të mira intelektuale, gjuhësore dhe shëndetësore. Në vijim kemi përmbledhur rezultatet e 3 studimeve të mëdha mbi efektet e televizionit tek fëmijët.

1. Televizioni tek fëmijëria e hershme dhe rezultatet akademike

Shumë TV në fëmijëri mund të ketë pasoja negative më vonë në jetë, zbulon një studim në Kanada[1]. Pse? Shikimi i hershëm i televizorit mund të ketë ndikime afatgjata, sepse ndodh në të njëjtën kohë kur edhe zakonet e trurit dhe të jetesës janë ende në zhvillim, sipas studiuesve në Universitetin Montreal të Kanadasë.

“Televizioni mund të kenë efekte afatgjata jashtëzakonisht negative tek fëmijët, nëse:

  • nëse ndodh herët, gjatë kohës kur po ndodh zgjerimi i trurit dhe kur po kristalizohen modelet e jetesës dhe
  • nëse zhvillohet si një aktivitet pasiv intelektual dhe fizik “.

Rezultatet e studimit tregojnë se sasia e kohës së shpenzuar para ekranit në moshën 2 vjeçare lidhet me probleme akademike, sociale dhe shëndetësore në moshën 10 vjeçare. Për shembull, të parit e shumë TV është e lidhur me angazhimin më të vogël në aktivitetet në klasë, më pak ushtrime gjatë fundjavave , dhe një shans më të madh për t’u ngacmuar nga bashkëmoshatarët në moshën 10-vjeçare.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se studimi tregoi vetëm një bashkëshoqërim dhe jo një lidhje direkt shkakësore. Gjithashtu, gjetjet bazohen në vetë-raportime nga prindërit dhe mësuesit, të cilët mund të kenë ndikuar në rezultatet.

Duke konsideruar rezultatet e studimeve të ndryshme Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që fëmijët nën moshën 2 vjeç të mos shikojnë televizor dhe fëmijët mbi moshën 2 të shikojnë jo më shumë se 2 orë në ditë.

 

 

2. Televizioni te fëmijëria e hershme dhe zhvillimi gjuhësor

Disa studiues të tjerë, nga dy Universitete në Mbretërinë e Bashkuar si dhe dy Universitete në Australi zbuluan në vitin 2017, se fëmijët që shikojnë TV për më pak se tre orë çdo ditë kur fillojnë shkollën fillore kanë më shumë gjasa të komunikojnë idetë e tyre në mënyrë efektive kur ata arrijnë 11 vjeç.

Praktikisht “televizioni nuk është armiku” por mënyra si e shikon fëmija atë, është e rëndësishme.

  • Nëse jeni duke shikuar në mënyrë aktive një program me fëmijët tuaj dhe ata po flasin për atë që po ndodh, duke pyetur e diskutuar me ju, atëherë kjo është në rregull dhe do të jetë një përvojë pozitive për të dy.
  • Nëse fëmijët ulen para TV për orë të tëra pa ndërveprim – si me një dado elektronike – kjo po që bëhet problematike. “

Gjithashtu, nga i njëjti studim rezulton se “leximi”, tek fëmijët e vegjël, kishte një efekt pozitiv në aftësitë gjuhësore të mëvonshme. Nga ana tjetër, varfëria u konstatua se kishte një lidhje negative me zhvillimin e gjuhës në moshën 11 vjeçare – po ashtu dhe të pasurit e një numri të madh të vëllezërve dhe motrave.

“Efekti televizion” është një gjetje shumë interesante dhe duket sikur;

  • ka ndikim më të madh te fëmijët me aftësi gjuhësore të ulëta por
  • bën pak ndryshim për ata që kanë nivele më të larta të zhvillimit të gjuhës.

3. Televizioni te fëmijëria e hershme dhe shëndeti

Një tjetër studim, i vitit 2015, tregon se të parit e TV për më shumë se dy orë në ditë rrit rrezikun e rritjes së presionit të gjakut tek fëmijët. Fëmijët e moshës 2-10 vjeç, të cilët kaluan shumë kohë para një televizori ose një ekran kompjuteri, ishin më shumë të prirur për të pasur presion të lartë të gjakut në krahasim me ata që nuk kishin shikuar televizor për kaq kohë të gjatë. Mungesa e aktivitetit fizik e rriti rrezikun edhe më shumë, me 50%, zbuluan shkencëtarët.