Pavarësisht nëse e pëlqye apo u urrye, nuk ka asnjë diskutim që “Joker” nuk do të ishte njësoj pa efektin e çuditshëm të performancës fenomenale të Joaquin Phoenix. Ndoshta një nga aktorët më të mirë të gjeneratës së tij, Phoenix ka dëshmuar pa dyshim se ai ka aftësi për të ndriçuar pejsën e tij në çdo lloj filmi. Kjo eksperiencë duket se i ka dhënë besimin që të merrte një rol si Xhokeri. Ndërsa kritikat ndaj filmit kanë qenë kontradiktore, të gjitha vlerësimet pozitive dhe negative kanë lavdëruar performancën e shkëlqyer të aktorit Phoenix.

Në një kritikë të gjatë negative për “Slate”, kritikja Dana Stevens shkruan, “shkalla e investimit e sjellë nga Phoenix në rol është pothuajse komike dhe tejkalon kompleksitetin e personazhit siç është shkruar në skenar,” duke shtuar se Phoenix ka “një fuqi bërthamore aktrimi që mund të bëjë këtë rol me sy mbyllur.”

Në një kritikë pozitive për Toronto Star, Peter Howell shkruan, “Nëse ndjen ndonjë gjë për karakterin e dëmtuar të personazhit, është për shkak të performancës së shkëlqyer të aktorit, i cili shpreh grafikisht koston e mostrajtimit të sëmundjeve mendore tek individët dhe shoqëria”.