Kei-Vivi dhe Olsi-Fiorentina janë dy nga çiftet që janë në nominim këtë javë, kjo gjë ka sjellë edhe rritjen e tensionit mes këtyre të fundit me Kein sepse të dyja çiftet mendojnë se Musa dhe Dona nuk do të dalin nga Big Brother.

Pasi janë ngacmuar disa herë me ironi me njëri-tjetrin ditën e sotme, Kei dhe Damiano i flasin Musës, që po bën palestër me Olsin dhe Benardin, por duket se fjalët i kanë për Olsin.

“Musa hajde rri pranë meje rehat. S’jemi ne për palestër, ne jemi për noj film a teatër. Pse i bie në qafë palestrës. Leje palestrën”, shprehet Damiano.

Ndërsa Kei i thotë “Leje Musa se ta kemi kuptuar stilin. Musa po deshe… Muri me murin shkon takohet te cepi”. Në këtë moment ka reaguar Olsi që i është kthyer Keit, “O muri, ca ke o muri. Leje se po të vij një herë përballë çfarë kishe. Ma thuaj se e lash stërvitjen”.

Por Olsi e ka tepruar me fjalët që përdor me Kein, duke u dhënë formën e një kërcënimi.

“A ke me sqaruar gjë: Se do e thyesh stekën në kurriz. Se kur gjuan me sponde në bilardo të thyhet steka në kurriz dhe ta merr gojën. Të ikën si salçiçe tymosur. A ke ndonjë gjë për mua. Fol o teta bilardo, je bo si numri ters mbaroi loja jote mbaroi u kuptua shumë mirë, shyqyr jemi në nominim bashkë”, u shpreh Olsi.